Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë veshin vajzat e famshme kur nuk kanë kohë?

Çfarë veshin vajzat e famshme kur nuk kanë kohë?
October 23
17:01 2016

Ndonjëherë edhe të famshmit nuk kanë kohë që të kujdesen për veshjen e tyre. Në këto raste ata zgjedhin veshje të thjeshta, por përsëri kanë shumë stil. Stilistët e disa prej yjeve kanë dhënë disa detaje për atë ç’ka këshillojnë. Më poshtë do të shihni çfarë kanë thënë këta stilistë për ta kthyer një veshje të thjeshtë në trend./Blitz.al/

Cher Coulter – stiliste e Rihannës

Një fustan me këpucë të sheshta ose xhinse të ngushta me këpucë me takë ose atlete dhe me këmishë janë një zgjedhje e shpejtë dhe perfekte.

r1

Cristina Ehrlich – stiliste e Sienna Miller

Një fustan i gjatë, flokë të kapur dhe buzëkuq i lehtë kryesojnë gjatë këtij sezoni.

r2

Jamie Mizrahi – stiliste e Alessandra Ambrosio

Xhinse “vintage”, bluzë e bardhë, xhaketë e zezë, një veshje e kujdesshme klasike.

r3

Tara Swennen – stiliste e Gigi Hadid

Një fustan klasik me ngjyra të ndryshme, një zgjedhje e shpejtë dhe e bukur.

r4

Christian Classen – stilist i Selena Gomez

Kur klientët nuk kanë kohë unë bazohem te copat njëngjyrëshe. Fustanet e thjeshtë me sandale janë veshja standarde që ndodhen në çdo gardërobë. Një fustan i gjatë tregon shumë për stilin e një vajze.

r5

Komento
Shperndaje