Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë ngjyrash të vishni në bazë të pigmentit tuaj të lëkurës dhe flokëve?

Çfarë ngjyrash të vishni në bazë të pigmentit tuaj të lëkurës dhe flokëve?
January 16
21:58 2019

Shihni një fustan që është i mrekullueshëm në manekin, por kur e provoni ka diçka që nuk shkon? Ka disa ngjyra që kurrë nuk i vishni dhe pse nuk e dini arsyen pse? Epo këshilluesit e modës e kanë gjetur zgjidhjen duke ju treguar se çfarë duhet të vishni në përshtatje me ngjyrën tuaj të lëkurës.

Jeni vajza “pranverë”:

Keni flokë bjondë apo ngjyrë gështenjë. Fytyra juaj anon nga ngjyra e artë dhe në dimër thuajse bëhet bezhë në të verdhë. Keni sy blu, të gjelbër apo të përzier. Ngjyrat tuaja të preferuara janë ato të ngrohta si kafe, bezhë, e verdhë e ndritshme, ngjyrë fildishi, portokalli apo blu pastel.

Jeni vajza “verë”:

Keni flokë bjondë, lëkurë qumështore dhe sy blu ose jeshil. Duhet të favorizoni tonet e mjedrës apo kumbullës. Gjithashtu e verdha e limonit, e gjelbra e ujit apo ngjyra gri ju shkojnë mjaft mirë. Dhe diçka: asnjëherë portokalli!

Jeni vajza “vjeshtë”:

Keni flokë ngjyrë kumbulle apo të kuqe. Lëkura juaj është e zbehtë dhe sytë i keni kafe ose jeshilë. Përqëndrohuni te ngjyra portokalli, kaki, karamel apo ngjyrat e bronzta. Evitoni ngjyrën blu të detit apo rozë.

Jeni vajza “dimër”:

Keni flokë të errët duke filluar nga ngjyra gështenjë e tek e zeza. Lëkura juaj është shumë e zbehtë dhe keni sy blu në të gjelbër, të zinj apo gri. Jeni të ndërmjetëm, mund të vishni qoftë ngjyrat si kafe apo ngjyra e pjeshkës, por edhe ato si e kuqe, e verdhë e shndërritshme apo blu e fortë. Dhe asnjëherë ngjyra të zbehta! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje