Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Buzë më të plota? Grimierja e Beyonce jep 5 këshilla si t’i lyejmë ato

Buzë më të plota? Grimierja e Beyonce jep 5 këshilla si t’i lyejmë ato
April 05
18:46 2019

Kourtney Kardashian ka lançuar faqen e saj të re “Poosh” ku publikohen artikuj mbi stilin e jetesës. Këtë herë ajo ka zbuluar këshillat që grimierja e Beyonce, Rokael Lizama, jep për të lyer buzët që të duken më të plota. 5 këshilla që realizohen në vetëm 5 minuta.

  • Scrub

Kur themi buzë të bukura kuptojmë buzë të buta si mëndafsh. Për këtë hapi i parë është scrubi… me një furçë dhëmbësh. Me lëvizje rrethore, do të eleminoni lëkurën e vdekur duke favorizuar qarkullimin e gjakut.

  • Aplikoni laps në vijëzimet e buzëve

Aplikoni një laps buzësh të një ngjyre të lehtë në vijëzimet e buzëve, duke theksuar pjesën e mesit ose ndryshe “cupid’s boë”.

  • Caktoni kufijtë e nënvizimeve

Me pudër kompakte dhe një furçë normale, krijoni një vijë të qartë që vë më në dukje konturin e buzëve.

  • Përdorni dy nuanca buzëkuqi

Për një pamje më të plotë, përdorni dy nuanca buzëkuqi: të parën për cepat e buzëve me një ngjyrë mishi dhe një tjetër më të hapur për pjesën në mes të buzëve.

  • Përfundoni me shkëlqyesin e buzëve

Për më shumë volum, përdorni një shkëlqyes buzësh transparent dhe jeni gati!

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje