Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blogeret shqiptare fitojnë bashkë “çmimin” që vlen më shumë se të gjitha veshjet e tyre

Blogeret shqiptare fitojnë bashkë “çmimin” që vlen më shumë se të gjitha veshjet e tyre
May 16
12:48 2017

Sigurisht që Shqipëria jonë është vend i disa standardeve, ashtu si çdo vend i botës. Megjithatë, përveç pjesës që ne ende mendojmë se jemi shumë prapa për sa i përket modës dhe kombinimeve në mënyrë të veçantë, po të ecësh rrugëve të Tiranës vetja të duket si në pasarelat e Francës apo Italisë. Dhe të kënaqen sytë, me thënë të drejtën! Këto vajza e djem të kuruar e të veshur bukur rregullojnë jo vetëm pamjen e tyre, por edhe pamjen e qytetit, duke i dhënë një fytyrë tjetër edhe në botë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Por le të fokusohemi pak tek ato të cilat kanë kontribuar në këtë ‘revolucion’ të veshjeve, sidomos në kryeqytet. Bëhet fjalë për disa blogere, të cilat kanë shumë ndjekës në rrjete sociale dhe shpesh i shohim të ftuara në evente dhe programe të ndryshme televizive, ku ato flasin me aq pasion për atë që bëjnë dhe të mendosh se në fund të ditës nuk bëjnë diçka aq të madhe, thjesht u vjen natyrshëm të vishen me stil, të vishen bukur.

Me siguri ju i njihni disa prej tyre, ashtu sikurse edhe ne, sepse janë kaq shumë të shfaqura kudo, sa vështirë të mos bëhen pjesë e personazheve publike. Mirëpo sot, në këtë artikull, nuk do të flasim për stilin e tyre (çuditërisht do të thoshit ju!) sepse shumë mirë mund të thoni me vete: “Pse, dinë të bëjnë gjë tjetër ato?”. Në fakt, përveçse ato kanë profesionet e tyre paralele dhe blogeren e bëjnë për kohë të lirë, kanë një virtyt të gjitha bashkë, që ne rrallë herë e kemi parë në profesione të tjera: ndajnë një marrëdhënie të mrekullueshme me njëra-tjetrën, duke u argëtuar shpesh në daljet që bëjnë (si për punë e si për qejf) dhe janë mbështetëse ndaj stilit që gjithsecila ka.

Kjo është diçka shumë e veçantë, sidomos kur bëhet fjalë për një sferë në të cilën konkurrenca është shumë e madhe dhe secila prej tyre duhet të bjerë sa më shumë në sy në mënyrë që të ketë sa më shumë përfitime. Por këto vajza kanë vendosur të krijojnë një tjetër standard dhe për këtë duhen lavdëruar.

Estelja Ujka, Marigona Nila, Anxhelina Kotorri, Odeta Banushaj, Irena Kita dhe shumë nga ju vajza të tjera blogere, të cilat keni vendosur të jeni inovatore jo vetëm në veshje, por edhe në mendje, duke qenë me të vërtetë model edhe për të tjerët, një bravo e vërtetë, ju keni fituar çmimin e të qenit revolucionare në kombinime dhe në mendje dhe me siguri ky i fundit është një çmim që vlen më shumë se gjithë veshjet aq të bukura që ju keni e kombinoni në mënyrën më origjinale! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje