Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arsyet tradicionale se pse Princi George vesh gjithmonë pantallona të shkurtra

Arsyet tradicionale se pse Princi George vesh gjithmonë pantallona të shkurtra
October 10
18:20 2016

Kur shihni fotot e Princit George me siguri fokusoheni te buzëqeshja dhe ëmbëlsia e 3-vjeçarit, por dikush tjetër ka vënë re se Princi  vesh gjithmonë pantallona të shkurtra.

Shi ose diell, Princi i vogël del gjithmonë në publik me pantallona të shkurtra dhe çorape poshtë gjurit. Pse ai nuk vesh kurrë pantallona të gjata?

Sipas një investigimi, djemtë e rinj vishnin pantallona të shkurtra sepse është një traditë e familjeve mbretërore britanike dhe e aristokratëve.

Eksperti i mirësjelljes britanike Willaim Hanson Bazzar ka thënë se pantallonat e gjata janë për burrat, kurse pantallona e shkurtra për djemtë e rinj dhe ky është një shënues klasash. Djemtë që veshin pantallona të gjata quhen periferikë dhe asnjë aristokrat nuk do të donte të quhej i tillë.

Djemtë e rinj veshin pantallona të shkurtra deri sa të diplomohen. Princi George është duke ndjekur hapat e babait të tij, i cili vishte të njëjtat gjëra.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ndjekin traditat mbretërore por nuk janë elitarë kur bëhet fjalë për vendet ku blejnë rrobat e fëmijëve të tyre./Blitz.al/

prjj prj

Komento
Shperndaje