Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adhuroni teminat? Ja si mund t’i vishni ato…

Adhuroni teminat? Ja si mund t’i vishni ato…
November 06
19:59 2016

Teminat janë ndër trendet e këtij sezoni, por që t’i vishni ato duhet të jeni shumë guximtarë.

Shumë vajza i kanë qejf, por nuk rrezikojnë t’i veshin sepse nuk dinë si t’i kombinojnë ato. Ne mund t’ju themi se teminat mund t’i vishni në çdo kohë të ditës, pasi nuk janë vetëm për në darkë. Duke i kombinuar me veshje të përshtatshme mund t’i vishni në punë ose kudo që të shkoni.

Më poshtë do të gjeni disa prej mënyrave se si mund t’i kombinoni ato.

  • Vishni pantallona të lirshme me temina dhe një bluzë me të njëjtën ngjyrë, do të dukeni plot klas dhe elegancë.

.f1

  • Përdorni aksesorë me temina, për shembull një shall me temina do ta bënte veshjen tuaj të dukej mjaft e bukur.

f2

  • Zgjidhni një fund të ngushtë me temina, i cili ju ndihmon të nxirrni më në pah format tuaja.

f3

  • Shtojini veshjes tuaj një xhaketë me temina, e cila do t’i japë asaj shumë sharm dhe do të dukeni shumë trendi./Blitz.al/

f4

Komento
Shperndaje