Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A jeni gati të vishni përsëri bluzë poshtë fustanit?

April 20
19:55 2016

Rihanna

Rihanna
Picture 1 of 4

Çdo trend që është ndjekur dikur është duke u kthyer përsëri dhe po pushton faqet e mëdha të modës. E kujt do t’i shkonte mendja se do të kthehej përsëri stili i ’90-s?! Së fundmi poshtë fustanit vishet edhe një bluzë.

Shumë të famshme kanë veshur bluza të ndryshme poshtë fustaneve, duke e bërë të kthehet në trendin e momentit. Nënat u vishnin vajzave bluzë dhe fustan për t’i ruajtur nga i ftohti, por askush nuk e mendonte se do të vinte dita që ky kombinim të ishte “in”! Në faqet e modës, trendet e fundit po bëjnë shumë bujë. Ka shumë vajza të cilat i ndjekin dhe i pëlqejnë këto tendenca, por ka edhe të tjera që nuk do të guxonin kaq shumë me veshjen e tyre. Shfletoni galerinë për të parë se si Kylie Jenner, Kendall Jenner, Kim Kardashian dhe Rihanna janë duke rikthyer fuqishëm stilin e ’90-s.

Komento
Etiketimet
Shperndaje