Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7 sekretet japoneze të bukurisë që do t’ju ndryshojnë lëkurën

7 sekretet japoneze të bukurisë që do t’ju ndryshojnë  lëkurën
September 28
18:25 2016

Të gjitha femrat janë shumë të lidhura me këshillat e bukurisë. Gratë japoneze zbatonin disa këshilla të cilat kishin efekte pozitive për lëkurën e tyre. Më poshtë do të gjeni 7 prej këshillave më të rëndësishme që kanë dhënë gratë e vjetra japoneze për trajtimin e lëkurës.

  1. Bëni dush para gjumit. Në Japoni, dushi ka qenë një ritual. Pas lodhjes femrat japoneze bënin një dush me vajra esenciale. Dushi përpara gjumit përshpejton procesin e prodhimit të melaninës dhe e bën më të lehtë gjumin.
  2. Pini çaj jeshil. Çaji jeshil ka përmbajtje të lartë antioksidantësh dhe ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit. Gjithashtu ju ndihmon për të djegur dhjamin dhe përshpejton metabolizmin tuaj.
  3. Përdorni vajra për fytyrën. Vajrat janë të pasura me vitamina dhe mbajnë toksinat jashtë. Ato ndihmojnë poret të tkurren dhe largojnë puçrrat nga fytyra.
  4. Shmangni diellin. Mbroni lëkurën tuaj dhe qëndroni larg ekspozimit të diellit për të mos pasur rrudha dhe për të pasur një fytyrë të pastër.
  5. Bëni masazh fytyre. Pasi të pastroni fytyrën bëni një masazh sepse ju ndihmon që të parandaloni plakjen e parakohshme dhe përmirëson qarkullimin dhe rrjedhjen e gjakut në fytyrë.
  6. Vaj me lule Camellia, gratë japoneze e përdornin për të pasur flokë të shndritshëm dhe të shëndetshëm. Aplikoni vajin në fundin e flokëve dhe ju ndihmon për të riparuar flokët.
  7. Mund të përdorni ushqimet për të pastruar fytyrën. Në Japoni gratë pastronin fytyrën me fasule sepse ishin të pasura me antioksidant. Gjithashtu përdornin orizin për të pasur një fytyrë të butë./Blitz.al/
Komento
Shperndaje