Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

51 vjeç me stil, Celine Dion zgjodhi të mos veshë fare pantallona në Paris

51 vjeç me stil, Celine Dion zgjodhi të mos veshë fare pantallona në Paris
July 02
17:58 2019

Nuk do të veshësh pantallona në gjithë këtë vapë? Mos i vish. Të paktën kështu bëri ikona Celine Dion. Ajo ndodhet në Paris për Javën e Modës dhe na dha një mësim të mirë stili.

51 vjeçarja vendosi të mos veshë fare (po fare) pantallona, por një trupore shoqëruar me një xhaketë.

E njëjta veshje është prezantuar nga modelja Gigi Hadid në pasarelën e Off White të pranverës së këtij viti, por ndryshimi i vetëm është që Celine vendosi të mbajë xhaketën të hapur dhe kështu mori më shumë vëmendje.

Por, kjo nuk vjen si surpizë nga këngëtarja pasi të gjitha herët që është shfaqur në Paris, ajo ka krijuar vetë pasarelën e saj me trende të pakrahasueshme. Ajo kapi ritmin e kohës dhe vendos streçe të shkurtra të tipit “Bike shorts” me një rrip simbol të Chanel.

Më pas kombinoi bluzën me pupla rozë me takat.

Më pas me një fund stil tutu të verdhë, shoqëruar me xhaketën e zezë/të bardhë.

Më pas sfidoi vapën me dorashka dhe cizme lëkure të zeza, për t’i kombinuar me gjithë veshjen e saj.

Më pas me një fustan festiv rozë.

E sigurisht me një fustan futuristik.

I morët mësimet e modës nga Celine? Mbani mend që ajo është në Javën e Modës në Paris dhe nuk jua sugjerojmë t’i vishni rrugëve të Tiranës, por ju bëni si të doni. /Blitz.al/

via GIPHY

Komento
Shperndaje