Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 truket e bukurisë që mund t’i bëni me një lugë gjelle

5 truket e bukurisë që mund t’i bëni me një lugë gjelle
April 05
15:15 2017

Ndonjëherë disa mjete “rrethanore” siç mund t’i quajmë ne, na vijnë në ndihmë për të bërë grimin e dëshiruar.

Luga është një mjet që ju ndihmon për shumë truke bukurie dhe është vërtet e rëndësishme për të bërë grimin tuaj si dhe për t’u kujdesur për fytyrën.

Më poshtë ndiqni disa prej këtyre trukeve:

Fusni duart në ujë të ngrohtë dhe më pas hiqni kutikulat me lugë.

Të ënjturat e syve mund t’i ulni duke mbajtur një lugë poshtë syrit për 30 sekonda në mëngjes, kur sapo jeni zgjuar nga gjumi.

Mund të bëni rimelin me lugë në mënyrë që të mos bëheni pis te qepalla e syrit.

Për të hequr aknet, vendosni një lugë për 1 minutë në frigorifer dhe më pas vendoseni te vendi ku keni aknet.

Mund të përdorni bishtin e lugës për të bërë konturet./Blitz.al/

Komento
Shperndaje