Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 truke që t’i bësh të tjerët të mendojnë se ke lekë

5 truke që t’i bësh të tjerët të mendojnë se ke lekë
March 26
14:20 2016

Duku si një tip një milion dollarësh çdo ditë! Ndërkohë që kuleta jote numëron një shifër të limituar, është ende e mundur të dukesh si një tip që ke një bankë të tërë brenda portofolit dhe po kalon pushimet në Hamptons. Ja disa truke specifike që duhet të ndjekësh. Nëse i ndjek këto 5 këshilla do të dukesh si një elitar.

  1. Jepuni rëndësi detajeve

A e dini atë shprehjen: Djalli qëndron mes detajeve? Një aksesor i lirë do t’ju shkatërrojë “stilin tuaj të lartë” në syrin e të gjithëve. Kështu që kurseni pak, mos blini gjëra të lira, por blini diçka cilësore rrallë e përmall.

  1. Jini të zakonshëm

Klasi nuk del jashtë mode. Një kombinim i mirë i disa artikujve të thjeshtë me veshjet mund të bëjë mrekulli. Kombinimi i xhinseve me një T-shirt të thjeshtë, një shall dhe një palë atlete do t’ju bëjë të dukeni sikur e zotëroni vendin. Kushtojuni vëmendje ngjyrave dhe modeleve e në qoftë se nuk jeni të sigurt në zgjedhjet tuaja qëndroni te gjërat bazë.

  1. Zgjidhni klasin dhe veshje që i rezistojnë kohës

Shumë nga tendencat e modës janë zakonisht pa shije dhe “vdesin” brenda natës. Mos u mashtroni nga reklamat e kota dhe shitjet e të njëjtave veshjesh në  dyqane.  Ndërtoni një gardërobë “ të përjetshme” të një stili të lartë që do t’ju bëjë të dukeni si mbretër. Kombinoni, kombinimet janë të pafundme!

  1. Vishni këpucë  cilësore

Mos u çmendni dhe filloni të vraponi mbi këpucë të lira që do t’ju vrasin këmbët ende pa arritur në destinacion. Në vend të kësaj investoni në materiale cilësore.

  1. Silluni si një zonjë/zotëri!

Sjellja e mirë nuk ka nevojë për investim. Kini kujdes se si silleni në rrugë apo kur jeni në publik. Mësoni rregullat themelore të mirësjelljes, të tipit të jeni i sjellshëm me njerëzit që ju rrethojnë dhe qëndroni i sigurt në gjithçka që bëni.

 

Shperndaje