Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 kombinimet e çdo dite për t’u dukur gjithmonë me stil – nga Niko Komani

5 kombinimet e çdo dite për t’u dukur gjithmonë me stil – nga Niko Komani
December 16
12:46 2016

Niko Komani është një nga stilistët e preferuar të shumë personazheve të njohur të showbizz-it shqiptar. Veshja dhe stili janë dy nga gjërat më të rëndësishme për secilin prej nesh dhe sidomos për “fashion”-istat, të cilët dëshirojnë të jenë sa më koherent me trendet e fundit të modës. Me ndërrimin e stinëve shumë prej nesh dëshirojnë të ndërrojnë gardërobën dhe disa këshilla rreth tendencave të reja të këtij viti nuk do t’i bënin keq askujt, përkundrazi. Dëshironi të visheni bukur dhe me klas? Apo thjesht dhe me hijeshi? Ndoshta disa prej jush duan të jenë sa më “casual”. Niko Komani na ka prezantuar me 5 kombinimet e çdo dite për t’u dukur gjithmonë bukur dhe me stil, me  veshje të brandit “Helmi”, një nga firmat më të njohura greke që vjen ekskluzivisht në Shqipëri.

“Ky kombinim i veshjeve të Helma’s Boutique është “Layers over Layer”. Më pëlqen shumë sepse janë materiale veshje mbi veshje dhe janë shumë në modë këtë dimër. Janë thuajse në të njëjtën ngjyrë “pattern” dhe është një kombinim që mund të vishet nga orët e paradites deri në mbrëmje.

 

2

Look-u i dytë është pak më “street style”. Është një pulovër shumë “oversize”, që mund ta gjeni në Helma’s Boutique, pulovër leshi e cila është shumë në modë. Është kombinuar me një fund “tutu” të gjatë, të cilin për stil paradite mund të kombinohet me një palë kambale për t’i dhënë paksa një ide më “street style” ose në darkë me një palë taka dhe një varëse të gjatë ngjyrë floriri. Materialet e leshta gjatë dimrit apo gjatë sezonit vjeshtë-dimër kanë qenë shumë në modë dhe do të vazhdojnë të vishen. Më pëlqen ideja e fundit dhe mund të zëvendësohet edhe me një palë “leggins” lëkure.

4

Ky është një look pak më “cassual”, më “daily look” për stinën e dimrit. Mund të them se janë kombinuar ngjyrat festive, e kuqja dhe jeshilja, por dallojnë tre “pattern” ngjyrash: jeshile, jeshile e hapur, e kuqe dhe e zeza që mund të quhet jo një “pattern” i rëndësishëm, por një detaj i pantallonave që e bën veshjen më trendy.

Në këtë “outfit” normalisht një çantë e madhe do të ishte aksesori ideal.

5

 

Xhinsi është një tjetër detaj goxha në modë këtë dimër. Xhins mbi xhins, “Layer over Layer”, por dhe xhinsi në përgjithësi. Në këtë kombinim është pak më modern që mund të vishet nga mesdita e tutje si veshje me një pallto me “pattern” lulesh dhe peliçe.

1

I njëjti xhins me atë të mëparshmin në kombinimin e mëposhtëm mund të bëhet pak më “daily work”, që të vishet fustani xhins si një t-shirt apo si një këmishë “oversized” e kombinuar me një palë pantallona dhe një triko të hollë për të shtuar detajin e look-ut./Blitz.al/

3

Veshjet: Helma’s Boutique
Modele: Xhensila Seferi

Komento
Shperndaje