Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 gjërat që duhet të dini për Theresa May, Kryeministren e re të Anglisë

5 gjërat që duhet të dini për Theresa May, Kryeministren e re të Anglisë
July 14
10:46 2016

Theresa May është emëruar kryeministre e Anglisë në “Buckinggham Palace”, nga Mbretëresha. 59-vjeçarja e cilësuar si një “grua e vështirë” nga një politikan, merr pushtetin në një moment të trazuar për historinë e Britanisë së Madhe.

Por çfarë duhet të dini për kryeministren e dytë femër pas Margaret Thatcher? Më poshtë iu rendisim 5 gjërat kryesore që duhet të dini për të.

Ajo ka qenë Sekretare e Përgjithshme e Britanisë së Madhe

Theresa May ka qenë për një kohë të gjatë në këtë post. Ajo ka mbikëqyrur punën e agjencive të sigurisë dhe emigracionit në vend për një periudhë të gjatë kohe. Post që ajo e ka mbajtur nga viti 2010, 13 vjet pasi u zgjodh për herë të parë deputete në parlament.

Shpeshherë është krahasuar me kancelaren gjermane Angela Merkel, të njohura të dyja për pragmatizmin e tyre.

Ajo premtoi se do të udhëhiqte Britaninë e Madhe jashtë Bashkimit Europian

Gjatë një fushate përpara zhvillimit të referendumit, u përfol se ajo po favorizonte BREXIT pavarësisht mbështetjes që demonstronte ndaj kryeministrit të mëparshëm David Cameron. Theresa May refuzoi zhvillimin e një referendumi të dytë, duke u shprehur se tashmë njerëzit e kanë thënë atë që kishin për të thënë.

Ajo ka premtuar barazi për të gjithë

Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe është shprehur se njerëzve u nevojitet më tepër se thjesht një BREXIT, duke premtuar një vizion të ri të guximshëm në një vend që nuk do të ketë në fokus vetëm disa të privilegjuar, por do të mendojë për të gjithë. Theresa May ka premtuar se do të sheshojë pabarazinë  dhe do të favorizojë punëtorët e korporatave.

Theresa May dhe bashkëshorti i saj u prezantuan nga kryeministrja e parë femër e Pakistanit, Benazir Bhuto 

Sikundër Margaret Thatcher, edhe Theresa May vjen nga një klasë e mesme. Ajo u arsimua në “Oxford”, ku ishte pjesë e një shoqërie debati, e njohur për prodhimin e udhëheqësve të rinj. Të pranishëm në një prej organizimeve të kësaj shoqërie, ajo u njoh me Philip, bashkëshortin e saj të ardhshëm falë shoqes së tyre Benazir Bhuto , që do të bëhej më pas kryeministre e Pakistanit.

E fiksuar pas koleksionimit të librave të gatimit dhe këpucëve

Gjatë kohës së lirë, Theresa May i kushton kohë gatimit dhe koleksionimit të librave të gatimit. Preferon edhe shëtitjet e gjata. Një veçanti e kryeministres është pasioni i madh për këpucët.