Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

3 trendet e make up-it nga të cilat duhet të hiqni dorë

3 trendet e make up-it nga të cilat duhet të hiqni dorë
November 17
16:27 2016

Artistja e make up-it, Julianne Kaye, ka treguar se disa trende të grimit nuk duhet të përdoren më. Grimi bëhet për t’u dukur bukur, jo për t’u dukur false, për këtë arsye duhet të tregoheni shumë të kujdesshme.

Më poshtë do të gjeni disa prej trendeve nga të cilat duhet të hiqni dorë këtë sezon.

Trendi: Highlighter Overload (ndriçimi)

Kur është i drejtë: Ndriçimi në çehren tuaj është i rëndësishëm kur jeni në një mbrëmje me drita të zbehta.

Kur është i gabuar: Ndriçimi kur ndodheni në një ambient me shumë drita është i gabuar, sepse do të dukeshit shumë e bardhë.

d1

Trendi: Floating Block Brows (vizatimi i vetullave)

Kur është i drejtë: Vizatimi dhe forma e vetullave është diçka shumë  rëndësishme në rutinën tuaj.

Kur është i gabuar: Kur nuk zgjidhni ngjyrën e përshtatshme dhe i vizatoni ato jashtë kornizave të tyre.

d2

Trendi: The Winged Liner and Cut-Crease Combo (hijezimi i syve)

Kur është i drejtë: Ju i hijezoni sytë për të mbuluar rrudhat dhe kjo është shumë e domosdoshme.

Kur është i gabuar: Kur përdorni shumë tone për vijëzim dhe dukeni sikur keni vendosur letra ngjitëse anash syve./Blitz.al/

d3

Komento
Shperndaje