Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Si të ndihesh seksi rreth të 50-ave? Këto zonja japin “recetën”

April 21
19:27 2016

Pamela Madsen, 52 vjeçe

Pamela Madsen, 52 vjeçe
Picture 6 of 6

Kur isha 20 vjeçe doja të isha seksualisht e padukshme, sepse nuk kisha besim te marrëdhënia me trupin tim. I frikësohesha idesë se mund të më shihnin. Sot sërish nuk dua të më shohin, ama jo për të njëjtën arsye, por sepse në këtë moshë u besoj përgjigjeve që i jap vetes, pa pasur nevojë për të tjerët. Kjo mund të ketë marrë pak kohë për t’u arritur, ama sot e kam përqafuar seksualitetin tim dhe vallëzoj me të!


Ndonjëherë ndodh që një grua mbi të 50-ave të ndihet “e padukshme”, për shembull kur ecën në ambiente me njerëz apo kur futet në një restorant.
Vëmendja që merrej dikur në moshë më të re tashmë nuk është e njëjta.
Kur pyet një grua të moshës së mesme rreth këtyre gjërave kupton se ndikimi negativ në vetëvlerësim është jo i vogël.

Ne jetojmë në një kulturë në të cilën bukuria dhe energjia barazohen me rininë. Por jo gjithmonë është kështu dhe me dëshmitë e mësipërme duam ta ndryshojmë këtë mënyrë të menduari.

Lexoni mendimet e 6 femrave të moshës 48-67 vjeç, të cilat ndihen të reja, tërheqëse dhe energjike edhe në këtë moshë dhe këtë e shfaqin edhe në foto.

Share