Blitz

 Breaking News

Si të ndihesh seksi rreth të 50-ave? Këto zonja japin “recetën”

April 21
19:27 2016

Barbara Rabin, 67 vjeçe

Barbara Rabin, 67 vjeçe
Picture 5 of 6

Që të ndihesh seksi duhet të kesh besim te vetja. Do të thotë të ndihesh rehat me lëkurën tënde apo të shihesh në pasqyrë dhe të pëlqesh atë që sheh. Dikur, dikush më ka thënë se femrat në moshë nuk mund të kenë flokë të gjatë. Në fakt, shumica e moshatareve të mia nuk i kanë, ama mua më pëlqen t’i kem kështu flokët, të gjatë e të bukur; është shumë seksi. Duhet gjithmonë t’i thuash vetes: “Më pëlqen ajo që shoh dhe po i bëj gjërat shumë mirë!”


Ndonjëherë ndodh që një grua mbi të 50-ave të ndihet “e padukshme”, për shembull kur ecën në ambiente me njerëz apo kur futet në një restorant.
Vëmendja që merrej dikur në moshë më të re tashmë nuk është e njëjta.
Kur pyet një grua të moshës së mesme rreth këtyre gjërave kupton se ndikimi negativ në vetëvlerësim është jo i vogël.

Ne jetojmë në një kulturë në të cilën bukuria dhe energjia barazohen me rininë. Por jo gjithmonë është kështu dhe me dëshmitë e mësipërme duam ta ndryshojmë këtë mënyrë të menduari.

Lexoni mendimet e 6 femrave të moshës 48-67 vjeç, të cilat ndihen të reja, tërheqëse dhe energjike edhe në këtë moshë dhe këtë e shfaqin edhe në foto.

Share