Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të ndihesh seksi rreth të 50-ave? Këto zonja japin “recetën”

April 21
19:27 2016

Sheryl Roberts, 48 vjeçe

Sheryl Roberts, 48 vjeçe
Picture 1 of 6

Kur kam qenë rreth të 20-ve dhe bëja modelen, kam pasur plot pasiguri. Nuk kisha një identitet timin, por ndiqja atë që të gjithë të tjerët bënin. Nuk e kisha konceptin e forcës dhe seksualitetit tim. Ndryshimi mes asaj që isha dhe asaj që jam sot është se në të vërtetë nuk më intereson më se ç’mendojnë njerëzit. Realiteti im është tjetër. Sensualiteti im vjen si arsye e vetëbesimit, e buzëqeshjes dhe e pranimit të vetes. Unë e di që jam joperfekte në mënyrë perfekte!


Ndonjëherë ndodh që një grua mbi të 50-ave të ndihet “e padukshme”, për shembull kur ecën në ambiente me njerëz apo kur futet në një restorant.
Vëmendja që merrej dikur në moshë më të re tashmë nuk është e njëjta.
Kur pyet një grua të moshës së mesme rreth këtyre gjërave kupton se ndikimi negativ në vetëvlerësim është jo i vogël.

Ne jetojmë në një kulturë në të cilën bukuria dhe energjia barazohen me rininë. Por jo gjithmonë është kështu dhe me dëshmitë e mësipërme duam ta ndryshojmë këtë mënyrë të menduari.

Lexoni mendimet e 6 femrave të moshës 48-67 vjeç, të cilat ndihen të reja, tërheqëse dhe energjike edhe në këtë moshë dhe këtë e shfaqin edhe në foto.

Komento
Shperndaje