Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të ecni mbi taka: 12 këshilla nga ekspertët

Si të ecni mbi taka: 12 këshilla nga ekspertët
April 12
12:51 2016

Takat duken se janë zgjedhja perfekte për çdo veshje – ato na i bëjnë këmbët të duken të gjata dhe më të holla. Por si çdo gjë e mirë, edhe kjo e ka të keqen e saj.

Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për rastet kur këto këpucë me taka të vrasin apo të krijojnë plagë, por edhe të ecësh siç duhet mbi to është një sfidë më vete.

Besojmë se jo pak femra janë habitur me foton e Rihannës, ku duke përdorur taka të larta kalon pa problem në një vend ku këto të fundit mund të ngecin lehtësisht.

Si e bën ajo këtë? Nuk është e pamundur!

rihanna-walking-heels-today-160408_8617d26c916450357a0394382d7649d0.today-inline-large

  1. Sekreti qëndron te postura e trupit                                                                                                                                           E mbani mend kur mamaja ju thoshte ta mbanit trupin drejt? Të gjithë jemi ankuar për këtë, por mamaja paska pasur shumë të drejtë.“Është e rëndësishme që postura e trupit tuaj të jetë siç duhet në mënyrë që të ecni duke përdorur taka të larta. Duhet t’i thoni trurit vazhdimisht se pa ndenjur drejt nuk mund të ecni dot”, – ka thënë Chyna Whyne, themeluesja e programit “Të ecësh mbi taka”.
    1. Shtrëngoni muskujt

    Përveç faktit se ju jepet shpresë për të krijuar pllakat e muskujve të barkut, shtrëngimi muskular mund të ndihmojë që të ecni më mirë. Dr. Suzanne Levine, një podiatriste në Institutin e Bukurisë në Nju Jork, thotë se një posturë e mirë vjen pasi keni mësuar të menaxhoni forcën e muskujve. Ky është sekreti se si figura publike ecin për orë të tëra mbi taka dhe nuk ndiejnë lodhje. Ato nuk e lëshojnë trupin!

    1. Duhet të bëni edhe disa detyra shtëpie

    Stërvitja në shtëpi bën vërtet diferencën kur ju më pas ecni rrugëve të qytetit. Përpara se të vishni taka, provoni të ecni nëpër shtëpi me majat e gishtërinjve të këmbës, njësoj sikur jeni në një klasë baleti. Kështu, muskujt e këmbëve do të mësohen me qëndrimin mbi taka e do të jetë më e lehtë kur t’i vishni ato.

    1. Hedhja e hapit ka shumë rëndësi

    Të ecësh nuk është e lehtë. Dr. Levine thotë se çelësi i të ecurit mbi taka është të mundoheni të bëni me hapin tuaj shkronjën Y. Gjithashtu është e rëndësishme që kur ecën mbi taka të fokusoni përqendrimin te pjesa e parë e këmbës dhe jo te taka. Asnjëherë mos ecni duke u fokusuar te pjesa e takës sepse ashtu do të përqendroni gjithë peshën tuaj te taka dhe me shumë mundësi mund të rrëzoheni.

     

    1. Tashmë përmblidhini të gjitha në një

    Merreni si një punë që duhet bërë me një radhë të caktuar.

    • Koka lart
    • Muskujt e barkut të futur brenda
    • Shtrëngoni muskujt
    • Hapi në formë Y
    • Mos peshoni mbi takë

    6. Mund të ecni mbi taka në çdo formë relievi

    Ajo çka bëri Rihanna nuk është e pamundur. Ju premtojmë. Kur ecni në reliev paksa të ndryshëm nga normalja, për shembull mbi bar, duhet të krijoni një ide në kokën tuaj se po ecni mbi taka edhe më të larta nga ato që po përdorni, kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të lehtë e të mos e fundosni takën tuaj brenda në bar.

    7. Këmba dhe taka juaj duhet të jenë në përshtatje perfekte

    Edhe nëse i ndiqni të gjitha këshillat e mësipërme, nëse këpuca me takë nuk i përshtatet formës së këmbës tuaj, atëherë asgjë nuk funksionon. Si të kuptoni që ajo takë është për ju?

    • Pjesa e përparme e këmbës duhet të mbështetet në gjithë gjerësinë e përparme të këpucës, pa e shtrënguar atë.
    • Më mirë një numër pak më i madh, sesa pak më i vogël.
    • Gjatësia e këpucës me takë duhet patjetër të jetë sa gishti juaj më i gjatë.
    • 8. Mund të ecni me siguri mbi taka?

    Sigurisht që është shumë e lehtë të ecësh 5 minuta në dyqan kur blini këpucët, por a është njëlloj sikur të ecësh për orë të tëra në rrugë? Jo. Gjithsesi mund të kuptoni nëse do të ndiheni të sigurt me këpucët që sapo bletë edhe duke i testuar që në dyqan. Femrat kujtojnë se sa më të shtrenjta të jenë takat, aq më të rehatshme janë. Në fakt jo, sa më të shtrenjta të jenë aq më materiale të mira janë përdorur dhe aq më rezistente janë ato si këpucë. Kështu që testoni sesa e sigurt ndiheni mbi ato taka, pa e parë çmimin fare.

    9. Edhe pazari i këpucëve e ka një orar perfekt

    Arsyeja pse ndonjëherë takat na kanë pëlqyer në dyqan por kur i provojmë në shtëpi nuk duken edhe aq të rehatshme është sepse ndoshta nuk është momenti i duhur i provës për taka të reja. Dr. Levine thotë se koha ideale për të bërë pazar për këpucë është në mesditë. Në fund të ditës këmbët mund të jenë të ënjtura nga lodhja dhe në mëngjes janë më të relaksuara seç janë normalisht. Kështu që, për të qenë diku në mes, blijini ato në mesditë.

    10. Këpucët nuk janë përjetë, ndërrojini

    A ju ka ndodhur të pëlqeni shumë një palë taka dhe pastaj të mos i doni më? Kjo ndodh sepse ato nuk mund të jenë të përjetshme, sado t’i doni apo preferoni ato. Mirë është që këpucët me taka t’i ndërroni njëherë në 4 apo 6 muaj përdorimi intensiv.

    11. Mos mbani taka gjatë gjithë kohës

    Për disa orë me radhë ju mund t’i mbani takat, por është mirë të keni gjithnjë një palë këpucë të sheshta e të rehatshme me vete. Mëngjeseve përdorni këpucë të sheshta të cilat mund të jenë sipas preferencës tuaj, klasike apo sportive.

    12. Kujdesuni për këmbët tuaja. Ju keni vetëm dy!

     

    Këpucët me taka nuk janë të vetmet armike të këmbëve tuaja. Se si  kujdeseni për to është gjithashtu për t’u pasur parasysh. Në fund të ditës, masazhojini këmbët duke i mbajtur në një vaskë me ujë të ngrohtë dhe kripë e mos vishni çorape pas këtij trajtimi.

Etiketimet
Shperndaje