Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbuloni se cili është shkaku kryesor i vdekjes te femrat. Nuk është ai që mendohej deri më sot…

Zbuloni se cili është shkaku kryesor i vdekjes te femrat. Nuk është ai që mendohej deri më sot…
June 07
23:44 2016

Kur mendoni për sëmundjen më të rrezikshme për femrat, direkt ju shkon mendja te kanceri i gjirit. Por jo, kanceri i gjirit nuk është vdekjeprurës, por është forma më e përhapur e kancerit. Së fundmi është arritur në përfundimin që shkaku kryesor i vdekjes së grave janë sëmundjet e zemrës.  Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë 1 deri në 4 vdekje femrash në vit. Shumica e grave në një moshë madhore ndiejnë komplikime me zemrën, por nuk janë të vetëdijshme për rrezikun.

Sëmundjet e zemrës shkaktohen nga tensioni i lartë apo diabeti. Një faktor tjetër është dhe mbipesha, për këtë arsye mjeku kardiolog u rekomandon disa dieta të sëmurëve. Shumica e grave rrallëherë diskutojnë për shëndetin e zemrës, sepse nuk mendojnë që janë kaq të rrezikuara. Për këtë arsye femrat duhet të kryejnë më shpesh  kontrolle për sëmundjet kardiovaskulare.

Rreziku për një sulm në zemër ka këto simptoma:

  • Presion të gjakut dhe dhembje në qendër të gjoksit për më shumë se disa minuta.
  • Dhembje ose siklet në qafë, krahët prapa, nofull apo stomak.
  • Shenja të tjera, si djersitje, përzierje, të ftohtë.
  • Ashtu si te meshkujt, dhe te femrat rastet më të shpeshta të sulmit të zemrës japin dhembje gjoksi.
Etiketimet
Shperndaje