Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet proteina që lufton kancerin e qafës të mitrës

Zbulohet proteina që lufton kancerin e qafës të mitrës
June 19
17:42 2016

Kanceri në qafën e mitrës është një shqetësim shumë i madh për femrat në mosha të ndryshme. Pirja e duhanit dhe shumë faktorë të tjerë të mjedisit ndikojnë në zhvillimin e këtij kanceri. Prej vitesh shkenca është duke punuar për të luftuar kancerin e qafës të mitrës. Sipas saj, ky kancer mund të luftohet me ndihmën e inflamacioneve qelizore, të cilat përmbajnë proteina NFkB. Këto proteina  pengojnë qelizat e kancerit për t’u përhapur.

Shumë trajtime të reja kanë për qëllim që të ndalojnë progresin vdekjeprurës të kancerit. Një ndër këto trajtime janë dhe kimioterapitë por ato shkatërrojnë edhe sistemin imunitar. Hulumtimi i ri kërkon të mbrojë organet dhe të dobësojë qelizat e kancerit për të mos u përhapur.

Femrat sulmohen nga një virus i quajtur HPV dhe ky virus nuk tregon asnjë simptomë deri në momentin që shkaktohet kanceri i qafës të mitrës. Kontrollet vjetore mund t’ju ndihmojnë të kapni në kohë zhvillimin e kancerit. gjithashtu në ndihmë ju vjen edhe proteina NFkB e cila lufton dhe ju mbron nga kaceri i gjirit dhe qafës të mitrës.

Komento
Etiketimet
Shperndaje