Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet në SHBA bakteri rezistent ndaj çdo antibiotiku

May 27
19:46 2016

 

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar, në trupin e një 49-vjeçareje nga Pensilvania, një lloj bakteri, i cili i mbijeton çdo lloj antibiotiku.

Sipas shkencëtarëve, ky lloj bakteri ka një prejardhje mutante nga E-coli dhe i ka rezistuar çdo lloj doze të colistin, antibiotik që përdoret kundër sëmundjes infektive.

Rasti në fjalë është i pari që zbulohet në SHBA dhe po mbahet nën mbikëqyrjen e rreptë të autoriteteve amerikane.

“Frika jonë është se mund të përhapet dhe të krijojë një seri sëmundjesh që janë imune ndaj antibiotikëve”, – ka thënë njëri nga drejtuesit e Qendrave të Kontrollit të Sëmundjeve.

Ndërkohë, Departamenti i Mbrojtjes po punon për të gjetur njerëz që kanë pasur kontakte seksuale me zonjën në fjalë ose njerëz të cilët mund ta kenë marrë këtë bakter në mënyrë që të parandalohen pasojat e tmerrshme që mund të ketë përhapja e tij.

Komento
Etiketimet
Shperndaje