Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet antibiotiku “njerëzor”, arma perfekte kundër superbaktereve

Zbulohet antibiotiku “njerëzor”, arma perfekte kundër superbaktereve
July 28
19:14 2016

Antibiotikët e së ardhmes kundër superbaktereve rezistente ndaj produkteve farmaceutike mund të prodhohen në mënyrë natyrale.

Shkencëtarët e Universitetit të Tubingas në Gjermani kanë arritur të zbulojnë një antibiotik të fuqishëm që prodhohet nga një bakter “i mirë”, i cili jeton në hundë.

Është vëzhguar se bakteri Staphylococcus Lugdunensis prodhon një antibiotik të aftë të vrasë bakterin Staphylococcus Aureus.

Nga testet u zbulua se molekula është në gjendje të eliminojë edhe stafilokokun “e frikshëm” Meticilin. Rrjedhimisht, antibiotiku u përdor në një eksperiment te minjtë, ku arriti të shërojë një infeksion të lëkurës.

E pra, shkencëtarët po përgatiten të realizojnë një revolucion të vërtetë për kërkimin e antibiotikëve të rinj, të cilët nuk do të gjenden vetëm te mikroorganizmat e tokës, por edhe brenda vetë trupit të njeriut. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje