Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulimi më i ri i shkencës: Nëna në çdo moshë

Zbulimi më i ri i shkencës: Nëna në çdo moshë
July 22
16:03 2016

Një ekip shkencëtarësh thuhet se ka gjetur një mënyrë për të luftuar menopauzën.

Një trajtim i ri i gjakut  i zhvilluar nga studiuesit  në Greqi  thuhet se ka fuqinë të ndryshojë ciklin e menopauzës duke bërë të mundur që gratë të ngelen shtatzënë në çdo moshë.

Edhe pse ende e pabazuar në fakte konkrete, por vetëm teorike, ky studim thotë se gratë mund të kenë pasardhës edhe në një kohë të vonë, kur me shkencën e deritanishme është konsideruar gati e pamundur. Ky studim gjithashtu u jep shpresë të gjitha grave që vuajnë nga menopauza e hershme, që prek rreth 1% të të gjitha femrave.

Gratë kanë lindur me vezore dhe i lirojnë vezët mesatarisht një herë në muaj që nga fillimi i pubertetit deri në fillim të menopauzës. Kjo nënkupton që me kalimin e viteve femra plaket dhe numri i vezëve pakësohet. Normalisht me arritjen e moshës 50-vjeçare fillon menopauza dhe i jep fund fertilitetit duke ndaluar kështu trupin e femrës të prodhojë vezë. Në ditët e sotme, kur gratë janë duke pritur më gjatë për të lindur fëmijë dhe shumë çifte kërkojnë trajtime në formën e një fertilizimit “in vitro”, kjo mund të jetë një zgjidhje.  Studiuesit grekë përdorin gjakun e gruas për të rifilluar ciklin e saj menstrual. Baza e terapisë së re është plazma me trombocite të pasura, e ideuar për rigjenerimin e indeve duke shkaktuar rritjen e muskujve dhe indeve të eshtrave. Ekipi thuhet se ka kryer trajtimin në 30 gra dhe kanë qenë të suksesshëm në dy të tretat e rasteve,  pas pasur efekte anësore.

Megjithatë, studiuesit duhet të bëjnë ende disa kërkime më shumë për t’u siguruar se rezultatet do të jenë efektive.

Komento
Shperndaje