Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulimi i ri: Zika mund të transmetohet nga seksi oral dhe puthjet

Zbulimi i ri: Zika mund të transmetohet nga seksi oral dhe puthjet
June 04
17:20 2016

Dy raste të shfaqura më parë të Zika-s i çoi shkencëtarët në përfundimin se ai mund të transmetohet me anë të marrëdhënieve seksuale, nësoj si SST-të (Sëmundje Seksualisht të Transmetueshme).

Por rasti më i fundit i shfaqur në Francë ka treguar se sëmundja mund të përhapet edhe me anë të seksit oral, madje edhe me anë të puthjeve.

Ky rast ka të bëjë me një çift francez, i cili pati marrëdhënie seksuale 7 herë brenda një periudhe kohore prej 9 ditësh në muajin shkurt. Pasi çifti kaloi 2 muaj në Brazil, 46-vjeçari u rikthye në Francë për të kryer seks vaginal pa ejakulim apo prezevativ, si edhe seks oral me ejakulim dhe pa prezervativ me një 24-vjeçare të shëndetshme.

Burri deklaron se pati simptoma të Zika-s para se të kryente marrëdhënie seksuale me 24-vjeçaren, ndërkohë që pas marrëdhënies me 46-vjeçarin, vajza e re deklaron se pati ethe, temperaturë dhe një sërë simptomash të tjera që lidhen me Zika-n.

Kjo ka bërë që shkenctarët të dalin në përfundimin se qelizat e infektuara nga virusi jetojnë në spermë dhe pështymë gjithashtu, ndaj CDC ka ndarë me publikun një sërë masash për të parandaluar Zika-n.

Komento
Etiketimet
Shperndaje