Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zakonet e përditshme që dëmtojnë shëndetin tuaj

Zakonet e përditshme që dëmtojnë shëndetin tuaj
May 31
17:46 2017

Disa zakone të përditshme janë vërtet të dëmshme, por është e vështirë të heqësh dorë nga to. Gjithsesi ju duhet të dini se cilat janë këto zakone që ju dëmtojnë shëndetin. Më poshtë do të shihni disa prej tyre.

Kur tentoni të teshtini e mbyllni gojën. Kapni hundën duke tentuar të parandaloni teshtimën. Presioni i gjakut tuaj rritet ndjeshëm dhe enët e gjakut e indet nervore ngjishen. Kjo çon në dhembje koke dhe dëmtim të enëve, kështu që nuk duhet të mbani teshtimën.

Substancat sintetike që përdoren për të bërë parfumet kanë aroma të forta dhe mund të shkaktojnë marrje mendsh, vjellje dhe përgjumje. Mund të irritojnë sytë, lëkurën dhe fytin, kështu që përdorni më mirë vajra esencialë.

Drita e smartphone-ve gjatë natës pengon prodhimin e melatoninës së hormoneve që rregullon gjumin dhe zgjimin. Ulja e melatoninës shkakton depresion, kancer, obezitet, sëmundjet e zemrës dhe dobëson sistemin imunitar.

Kutitë plastike të ushqimeve përmbajnë substanca kimike artificiale si ftalati bisfenoli, që ndihmojnë në ruajtjen e fleksibilitetin e tyre. Këto kuti ndikojnë në sistemin indokrin kështu që në vend të tyre përdorni kuti qelqi ose metali. Gjithashtu kushtojuni rëndësi informatave që japin ato në kuti pasi janë të dobishme për mënyrën e përdorimit.

Lani dhëmbët menjëherë pasi hani ushqim. Kjo është e gabuar pasi dentistët rekomandojnë se larja e dhëmbëve duhet të bëhet pas 30 minutash pasi ushqimet përmbajnë aciditet, i cili dëmton smaltin tuaj dhe lëvizja e furçë e shtyn atë më afër dentinës.

Përdorni sapun antibakterial, kjo është e dëmshme pasi ju nuk sterilizoni duart dhe bakteret vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Xhinset e ngushta duken mjaft bukur, por ato shtypin lëkurën tuaj duke shkaktuar edhe probleme të sistemit nervor. Veç kësaj, ajrosja e reduktuar shkakton kruajtje, ndjesi shpimi dhe këmbë të mpira./Blitz.al/

Komento
Shperndaje