Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Zakone të thjeshta që do të përmirësojnë dukshëm shëndetin tuaj

Zakone të thjeshta që do të përmirësojnë dukshëm shëndetin tuaj
February 23
18:48 2017

LËVIZNI!

E keni dëgjuar më përpara? Të mos lëvizësh është njësoj e dëmshme sikur të mos pish duhan. Kështu që pse askush nuk i vë rëndësi kësaj? Nga një studim i vitit të kaluar, u arrit në përfundimin se 37% e njerëzve në Britani, kalojnë më pak se 30 minuta në këmbë, duke thënë kështu se jeta sedentare është në fakt arsyeja e katërt që vret më shumë në botë. Trupi i njeriut është si makina, nëse ajo nuk lëviz nuk mund të funksionojë. Rekomandohet të paktën një ecje 20 deri në 30 minuta çdo ditë për të vendosur muskujt në lëvizje dhe të lejosh zemrën të marrë pompimet e nevojshme me ajër të pastër. Bëjeni këtë një rutinë dhe do të shihni rezultatet!

LARGONI MENJËHERË SHEQERIN NGA JETA JUAJ!

Ajo që kemi shumë problem në shoqërinë moderne është mbikonsumimi i sheqerit. Kur flitet për sheqerin, njerëzit direkt mendojnë ëmbëlsirat apo pijet ne gaz. Në fakt kanë të drejtë, por përpos kësaj shpeshherë harrohet se në fakt përmbajnë sheqer edhe ato vakte që ne i quajmë mjaft të shëndetshme. Orizi, patatet dhe buka e një kualiteti të dobët, kanë përmbajtje shumë të lartë sheqeri i cili direkt depozitohet në trup. Si mund ta rregullojmë sadopak këtë? Shumë e thjeshtë. Në vend të sheqerit të bardhë duhet të konsumoni atë kaf. Bukë kafe, pasta kafe, oriz kaf.

KUPTONI RËNDËSINË E GJUMIT

Gjumi është një nga faktorët kryesorë për të pasur peshën ideale. Ka shumë elemente të tjera që lidhen me rregullsinë në jetën tonë, e nëse ne vendosim t’i ndjekim do të jenë tregues të një shëndeti të mirë. Këto mund të jenë të hequrit dorë nga konsumimi i kafesë pas orës 3 të drekës, fikja e çdo drite në dhomë teksa flemë, mirëpo ai që qëndron në krye të rëndësisë në radhë të parë është gjumi! Ne si njerëz jemi krijesa që varemi nga zakonet dhe nëse e bëjmë gjumin nga ora 11 e darkës deri në orën 7 të ditës tjetër, produktiviteti ynë do të jetë më i lartë dhe trupi ynë do të jetë i përgatitur për të.

UJË, SHUMË UJË!

Edhe këtë e keni dëgjuar me mijëra herë. Por a e keni kthyer në zakon? Objektivi duhet të jetë të konsumoni 2 litra ujë në ditë dhe akoma më shumë nëse pini rregullisht kafe. Një truk i mirë për t’ia mësuar vetes këtë, është të mbani dy gota me ujë pranë komodinës në dhomën e gjumit. Njëra gotë për ato raste kur keni etje gjatë natës ndërsa tjetra për t’u konsumuar në momentin që mbyllni alarmin e zgjimit. Gota me ujë ju ndihmon të nisni ditën të hidratuar!

KUJDES ME STRESIN!

Për të qenë të qartë: stresi vret! Shumica e injorojnë këtë fakt sepse rutina jonë është shumë e zënë edhe për ta menduar. Por kur mendojmë të gjithë ato dhembje koke, stomaku apo dhimbje në gjoks, pagjumësi si dhe mungesë dëshire për të kryer marrëdhënie seksuale, atëherë bëni mirë ta mendoni. Ka një teknikë dhe për këtë. Mjaftojnë 10 minuta në ditë shkëputje nga realiteti. 10 minuta pa ekrane celulari e kompjuteri, 10 minuta pa asgjë rreth e rrotull. Lëreni trurin tuaj të marrë frymë dhe bëni frymëmarrje të thella, me pauza.

/Blitz.al/

Share