Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vonesa të ciklit menstrual? Ja disa nga simptomat dhe shkaqet e mundshme…

Vonesa të ciklit menstrual? Ja disa nga simptomat dhe shkaqet e mundshme…
July 30
12:36 2016

Vonesa e ciklit menstrual është një fenomen tipik i jetës së femrave.

Edhe gjatë periudhës së riprodhimit, pa asnjë lloj patologjie, mund të rastisin vonesa të tilla, që ndodhin për arsye të ndryshme. Natyrisht, një femër e re në moshë dhe seksualisht aktive do të mendonte për një shtatzëni të mundshme në rast vonese, edhe pse jo gjithmonë motivi është ky!

Simptomat e vonesës së ciklit menstrual

Simptoma më e dukshme e vonesës është pikërisht mungesa e ciklit pas 28 ditëve klasike. Shumë femra nuk kanë kurrë rregullsi në këtë aspekt. Një tjetër shenjë është humbja e mukusit të bardhë, që është shpesh një shenjë kryesore për vonesën apo për shtatzëninë. Hipoteza e dytë mund të verifikohet menjëherë nëpërmjet një testi dhe nëse del rezultati negativ, të paktën mund të qëndroni të qetë nëse jeni të papërgatitur për një gjë të tillë.

Vonesat menstruale janë të disa llojeve, bazuar në numrin e ditëve vonesë. Në rastin kur në harkun e një viti një femër ka pak cikle në krahasim me normalen, mund të flasim për oligomenorrean, që ka disa shkaqe. Kur një vonesë menstruale zgjat në mënyrë të dyshimtë, veçanërisht pas një historie të rregullt të ciklit, bëhet fjalë për amenorrea dytësore, që në rastin e zhdukjes totale të ciklit shndërrohet në amenorrea.
Në të tilla raste, më të rëndat, nuk mund të flitet më për një vonesë të thjeshtë, po për shqetësime të vërteta që duhen kuruar.

Por cilat janë arsyet kryesore të vonesave?

– Probleme me tiroidet: kjo gjëndër, si në rastet e hipertiroidizmit, ashtu edhe në ato të hipotiroidizmit, mund të shkaktojë vonesa në menstruacione sepse rregullon prodhimin e hormoneve që influencojnë aparatin riprodhues femëror. Tiroidet duhet të kryejnë një aktivitet rregullues riprodhimi. Kështu, nëse shkaku i vonesës është kjo gjënder, duhet kuruar në kohë.

– Shqetësime me ushqyerjen: problemet më të mëdha me ushqimin, si anoreksia dhe bulimia, mund të shkaktojnë vonesat menstruale, madje edhe amenorrean. Gjithashtu edhe dobësimi i menjëhershëm i arritur nëpërmjet dietave drastike mund të shkaktojnë rrallimin apo zhdukjen e përkohshme të ciklit.

– Braktisja e pilulave kontraceptive: kur vendosni të ndaloni pirjen e pilulave, ndoshta jo në mënyrë graduale si e rekomandon mjeku, mund të ndodhin parregullsi të ciklit.

– Stresi është një nga shkaqet më të zakonshme të vonesave menstruale. Përditshmëria shumë aktive, me shqetësimet e veta influencon në cikël. Mund të jetë një traumë emotive, një fatkeqësi, një mbyllje e një raporti që ndikon direkt edhe në problemet fizike.

– Periudha para menopauzës: nëse keni arritur apo jeni në prag të të 50-ve, një vonesë në cikël apo parregullsitë e shpeshta mund të jenë “lajmëtarë” të menopauzës. /Blitz.al/

Komento