Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video/Studim) Doni të zbuloni sëmundjen e Alzhaimerit? Bëjini një vizitë syve…

(Video/Studim) Doni të zbuloni sëmundjen e Alzhaimerit? Bëjini një vizitë syve…
June 14
17:08 2016

Falë një kontrolli të thjeshtë të syrit mund të arrihet të zbulohet sëmundja e Alzhaimerit, rreth 10-15 vite para se të shfaqet plotësisht.

Eksperimenti është kryer mbi 63 persona në rrezik dhe është prezantuar në takimin vjetor “Association for Research” në Seattle.

Faktori kryesor që mund të shkaktojë alarmin është prezenca e mundshme e disa trupave jonormalë në retinën e syrit.

Ekspertët kanë vlerësuar se prezenca e këtyre trupave në retinë është në të njëjtën sasi me prezencën e proteinës amiloide në trurin e tyre, e cila konsiderohet si një sinjal i parakohshëm i Alzhaimerit.

Personat që janë bërë pjesë e këtij eksperimenti do të ndiqen me kalimin e viteve për të verifikuar nëse do të preken nga sëmundja.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje