Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Krijohet proteza që i ngre paraplegjikët sërish në këmbë

April 11
22:38 2016

Përpjekje të vazhdueshme bëhen në mënyrë që njerëzit me probleme të ndryshme shëndetësore të kenë mundësi të përmirësohen e të kthehen në gjendjen e mëparshme. Për këtë, deri sot bashkëpunimi shkencë-mjekësi ka arritur rezultate të mëdha, edhe pse jo për gjithçka është gjetur zgjidhja.

Një ndër arritjet e fundit është edhe proteza që ndihmon paraplegjikët të ecin sërish, pas një kohe të caktuar rehabilitimi.

Ajo mund të futet direkt në palcën kurrizore, pa e dëmtuar atë.
Dëmtimet e palcës kurrizore ndalojnë transmetimin e sinjaleve elektrike nga truri drejt këmbëve, duke çuar në paralizë. Kjo protezë bën të mundur rikthimin e transmetimit të sinjaleve në pjesën e dëmtuar. Një procedurë e tillë kombinon stimulimet elektrike me ato kimike.

Si fillim është eksperimentuar në një mi plotësisht të paralizuar, gjë që arriti ta bënte miun të lëvizte e të kalonte pengesa me forcat e tij.

Hapat e një ndërhyrjeje të tillë?

1) Një koktej farmakologjik lëshohet drejt pjesës së dëmtuar të palcës.

2) Proteza elastike futet për të lehtësuar kalimin e sinjaleve elektrike.

Rezultati: Rikuperimi i rrjetit nervor “të fjetur”.

Spinal Cord ImplantSpinal cord implant could allow paralyzed individuals to walk again.

Posted by Hashem Al-Ghaili on Sunday, April 10, 2016

Komento
Shperndaje