Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vetitë çudibërëse të shafranit, vendoseni rreth syve dhe shihni rezultatin

Vetitë çudibërëse të shafranit, vendoseni rreth syve dhe shihni rezultatin
May 31
18:51 2016

Pothuajse të gjithë kanë dëgjuar për vetitë e mahnitshme të shafranit të Indisë, një erëz e përdorur gjerësisht në kuzhinën indiane. Shafrani ka një aromë karakteristike dhe ngjyrë që e bën unike, por po ashtu është mjaft e përdorshme për shkak të përfitimeve shëndetësore që kanë njerëzit prej saj.

Kjo erëz, përveçse në gatim, është përdorur gjerësisht për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, duke filluar nga virozat stinore deri te sëmundjet më të rënda, si dhe si  trajtues kundër plakjes. Për më tepër, shafrani i Indisë përmban fibra ushqyese, vitamina dhe minerale. Vlen për t’u theksuar se nuk shkakton asnjë efekt anësor, çka e bën lehtësisht të përdorshëm.

Ndër përfitimet që mund të përmendim janë: ndihmon në tretje, lehtëson dhembjen, shëron plagët, qetëson artritin, trajton lëkurën, parandalon sëmundjen e Alzhaimerit dhe kancerin. Nëse doni të përfitoni nga vetitë kuruese të kësaj erëze, përfshijeni atë në konsumin e përditshëm.

Nëse do të flisnim konkretisht, ndër dhjetëra përfitimet mund të përmendim efektin pozitiv të shafranit në heqjen e rrathëve përreth syve. Për të eliminuar qarqet e errëta rreth syve, përgatisni këtë maskë: kombinoni një gjysmë lugë çaji lëng limoni me një majë luge shafran Indie, një majë luge miell dhe një lugë çaji lëng domate. Masën e përgatitur aplikojeni përreth syve dhe mbajeni për rreth 10 minuta e më pas shpëlajeni. Rrathët nuk do të jenë më.  Gjithashtu, mund të kombinoni pluhurin e shafranit të Indisë me pak lëng ananasi.

 

Komento