Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vërtetohet shkencërisht se pse disa njerëz nuk mund të heqin dorë nga ëmbëlsirat

Vërtetohet shkencërisht se pse disa njerëz nuk mund të heqin dorë nga ëmbëlsirat
June 16
19:49 2016

E keni pyetur ndonjëherë veten se pse disa persona thjesht nuk mund të heqin dot dorë nga fiksimi i tyre për ëmbëlsirat? Nëse po dhe sërish nuk keni gjetur një zgjidhje, duket se shkencëtarët na e kanë shuar kureshtjen.

Sipas shkencëtarëve, përgjigjja gjendet te dopamina, e cila u përcjell qelizave të trurit mesazhet e kënaqësisë. Dopamina gjithashtu kontrollon lëvizjet dhe reagimet emocionale, duke qenë kështu e ngjashme me adrenalinën. Kjo është gjithashtu e rëndësishme për kontrollin e motivimit dhe ndikon te shëndeti psikologjik dhe fizik. Me kalimin e viteve, vihen re mosbalancime në sasinë e dopaminës në trup.

Por si lidhet prezenca e dopaminës në trup me dëshirën për ëmbëlsira? Disa njerëz kanë nivel më të ulët të dopaminës në trup sesa disa të tjerë, kjo sepse gjenetikisht njerëzit janë të ndryshëm edhe për sa u përket hormoneve të kënaqësisë. Personat që kanë nivel më të ulët, e ndiejnë të nevojshme të konsumojnë ëmbëlsira për të stimuluar adrenalinën, motivimin dhe ndjenjën e kënaqësisë.

I çuditshëm është fakti se mungesë më të madhe dopamine kanë personat që janë në peshë normale dhe fizik shumë të mirë. Na ndodh të kemi afër njerëz me një peshë më se normale, të cilët tregojnë vazhdimisht sesa të varur janë nga ëmbëlsirat dhe në këtë moment habitemi paksa sepse konsiderojmë se vetëm personat mbi peshë mund të kenë të tilla varësi. Ndërkohë, sipas studimit, është e kundërta, personat mbi peshë, ngaqë kanë sasi të lartë të dopaminës nuk ndiejnë aspak nevojë të konsumojnë ëmbëlsira.

Tamara Hershay, e cila është edhe drejtuesja e këtij studimi, theksoi se nuk ka asgjë të keqe të jesh i fiksuar me ëmbëlsirat. Nëse ju arrini të balanconi rutinën tuaj në vakte më të vogla, mund t’ia lejoni vetes të konsumoni më shumë ëmbëlsira. Sekreti qëndron te balanca dhe sasitë, jo tek ushqimet që pëlqejmë e që mund t’i konsiderojmë jo të shëndetshme.

 

Komento
Shperndaje