Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vërtetohet shkencërisht se “nuri i shtatzënisë” nuk është një legjendë urbane

Vërtetohet shkencërisht se “nuri i shtatzënisë” nuk është një legjendë urbane
June 07
12:47 2016

Të gjithë e dimë se kur dikush na thotë se pret një fëmijë, menjëherë reagimi ynë është: “Urime!” Pastaj: “Pret vajzë apo djalë?”. Menjëherë pas këtyre dy reagimeve vjen edhe komplimenti: “Të ka rënë një nur! Dukesh shumë bukur!”

Por duket se “nuri i shtatzënisë” është diçka e njëjtë te të gjitha vajzat apo gratë që presin të lindin fëmijë. Prandaj lind pyetja: Ekziston vërtet një “nur shtatzënie” apo është thjesht një mënyrë e shoqërisë për të inkurajuar femrat shtatzëna?

Dermatologia dr. Sara Gaspard tregon se në fakt “nuri i shtatzënisë” nuk është një legjendë urbane: femrat gjatë shtatzënisë duken më të bukura, më të shëndetshme dhe lëkura e tyre ndriçon më tepër se zakonisht.

Gaspard, së bashku me gjinekologen dr. Felice Gersh, ka treguar se kjo ndodh si pasojë e rritjes së presionit dhe volumit të gjakut në trup. “Në shtatzëni, masa e gjakut rritet natyralisht dhe kjo ndihmon në të gjithë ndriçimin apo nurin që vihet re te gratë shtatzëna”, – kanë thënë ato.

Gjithashtu edhe ndryshimet hormonale ndihmojnë në përmirësimin e lëkurës gjatë shtatzënisë, por kjo varion në bazë edhe të gjenetikës personale të grave shtatzëna.

Pra, të gjitha ju vajza apo gra shtatzëna shijojeni këtë periudhë ndriçimi dhe merrni më të mirën nga kjo eksperiencë.

Shperndaje