Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Varësia ndaj kafes? Përgjigjen e gjeni në ADN-në tuaj…

Varësia ndaj kafes? Përgjigjen e gjeni në ADN-në tuaj…
September 01
17:17 2016

Disa njerëz e preferojnë vetëm në mëngjes, të tjerë i japin vetes kënaqësinë ta shijojnë edhe pas dreke, ndërsa të tjerë nuk mund të bëjnë pa të gjatë gjithë ditës. Sido që të jetë, ajo që përcakton varësinë ose jo ndaj kafes është ADN-ja.

Këtë gjë e konfirmon një studim i kryer nga Instituti i Kurimit me Karakter Shkencor për Nënat dhe Fëmijët i Universitetit të Trieste-s dhe ai i Edinburg-ut, i publikuar në revistën “Scientific Reports”.

Sipas rezultateve të grupit të kërkimit, të kryesuar nga profesori Paolo Gasparini, ai që luan një rol kryesor në varësinë ndaj kafes është gjeni PDSS2. Njerëzit që shfaqin ndryshime të këtij gjeni, konsumojnë më pak kafe. Kjo për arsye se një karakteristikë e tillë ul aftësinë e qelizave për të tretur kafeinën dhe rrjedhimisht ajo qëndron më gjatë në gjak. Kështu, efektet e kafeinës në organizëm qëndrojnë aktive për më shumë kohë, duke ulur dëshirën për të konsumuar sërish kafe.

Gjatë studimit janë analizuar kodet gjenetike të 1200 njerëzve. Krahas analizave shkencore, pjesëmarrësit iu nënshtruan edhe një pyetësori lidhur me zakonet e konsumit të kafes.

Ky eksperiment deri tani është kryer në Itali dhe Holandë. /Blitz.al/

Shperndaje