Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajza, shkenca e pranon: Marrja e kontraceptivëve oralë ju mbron edhe nga kanceri në vezore!

Vajza, shkenca e pranon: Marrja e kontraceptivëve oralë ju mbron edhe nga kanceri në vezore!
January 19
14:40 2018

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pothuajse të gjitha vajzat që janë aktive seksualisht kanë përdorur në një moment të jetës së tyre kontraceptivët, të cilët merren nga goja në formë pilulash dhe parandalojnë në këtë mënyrë shtatzënitë e padëshiruara. Aktualisht, janë rreth 11 milionë vajza dhe gra të cilat marrin në mënyrë konstante kokrrat e kontraceptivëve në SHBA.

Sipas një studimi të publikuar së fundmi nga Instituti Onkologjik “JAMA”, ekspertët kanë vënë re se në fakt kontraceptivët jo vetëm që i ruajnë vajzat dhe gratë nga shtatzënitë e padëshiruara, por parandalojnë ndjeshëm mundësinë e kancerit në mitër.

Sipas studimit, sa më gjatë të kishin marrë pilulat kontraceptive në mënyrë konstante, aq më pak ishte risku ndaj kancerit të mitrës. Për shembull, ato gra të cilat kishin 10 vite që merrnin pilulat, kishin 40% më pak rrezik ndaj kancerit të mitrës krahasuar me ato gra të cilat e kishin marrë pilulën kontraceptive për vetëm 1 vit.

Sigurisht që nuk është vetëm pilula kontraceptive ajo që ul riskun ndaj kancerit të mitrës, pasi faktorë që ndikojnë gjithashtu janë aktiviteti konstant fizik, mospirja e duhanit dhe ruajtja e një peshe të shëndetshme.

Studiuesit nuk mendojnë se kjo është një teori e cila duhet marrë parasysh nga të gjitha vajzat apo gratë, por është një studim-rekomandim shumë i mirë për këdo, ndaj duhet që menjëherë ta flisni me mjekun tuaj gjinekolog se në çfarë gjendjeje shëndetësore jeni përsa i përket organit tuaj gjenital dhe nëse është e rekomandueshme që të merrni në mënyrë konstante pilulat kontraceptive. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje