Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajza, ju shpjegojmë gjithçka vagina juaj kërkon t’ju thotë ku vini ri “shkarkime” të çuditshme

Vajza, ju shpjegojmë gjithçka vagina juaj kërkon t’ju thotë ku vini ri “shkarkime” të çuditshme
February 28
15:50 2018

Duhet të bëjmë diçka të qartë që në fillim: Në mënyrë që të keni një vaginë sa më të shëndetshme ju duhet të siguroheni ta njihni mirë gjithçka lidhur me të. Është shumë e zakonshme që gjatë jetës tuaj të keni shkarkime apo rrjedhje të çudtishme nga vagina duke filluar që nga disa lëngje pa ngjyrë por që shkaktojnë aromë e deri tek sekrecione të llojeve të ndryshme. Të gjitha këto, ndonëse janë krejtësisht normale të vijnë, tregojnë fenomene të ndryshme ndaj ju duhet t’i njihni, t’i diferenconi mes tyre në mënyrë që dhe t’i kuroni më pas ato nëse është e nevojshme. Gjithmonë kini para sysh që shkarkimet vaginale janë sinjale shumë të mira që ky organ gjenital na jep kështu që përpiquni ta përdorni këtë të mirë që na ka bërë natyra.

Nëse vini re se keni një derdhje nga vagina, mos u panikosni menjëherë. Është krejt normale. Megjithatë, për merak, mund të ndërroni të mbathurat tuaja, të bëni një dush në mënyrë që të ndiheni më rehat. Sigurisht vagina juaj është vetë-pastruese kështu që mos kini merak edhe në rast se nuk keni mundësi të menjëhershme ta bëni procesin e larjes apo ndërrimit.

Derdhja apo shkarkimi vaginal ka shumë të bëjë me ciklin menstrual. Është aq e lidhur, sa nëse i mësoni siç duhet sinjalet që ju jep vagina do të keni mundësi të mira që edhe të kontrolloni ciklin menstrual në bazë të saj.

Pas ciklit, çdo muaji, java pas ciklit është më e mira dhe më e pastra. Do ju duket se keni gjithçka nën kontroll. Më pas, gjatë mesit të muajit do të vini re se shkarkimi juaj do të bëhet më i bollshëm, më i rrëshqitshëm dhe i shtrirë. Ky shkarkim ka pamjen e të bardhës së vezës dhe ju mund ta prekni edhe me gishtërinj për të hequr merakun dhe do merrni menjëherë ndjesinë e mukozës, sepse në fakt e tillë është.

Në momentin që shihni këto shkarkime të bardha, janë fiks edhe ditët kur jeni më të eksituara dhe me dëshirë më të lartë për marrëdhënie seksuale. Çështje hormonesh sigurisht. (Kini kujdes nëse nuk doni të keni shtatzëni të padëshiruara sepse këto janë fiks ditët kur mund të ngeleni lehtësisht shtatzënë)

Pasi të ovuloni, shkarkimi juaj do të zhduket në mënyrë të konsiderueshme. Ka gjasa të bëhet e trashë dhe e butë për dy javët e ardhshme, pasi trupi juaj përgatitet për menstruacionet (ose shtatzëninë, nëse kjo ka ndodhur). Në këto ditë edhe aroma ndryshon pasi është më shumë e identifikueshme.

Përveç t’ju ndriçojë për vetitë e asaj që po ndodh gjatë ciklit tuaj, ndjekja e sekrecioneve vaginale dhe njohja e mirë e tyre mund t’ju ndihmojë për çdo problem që mund të keni. Kur e dini se çfarë është normale për ju, mund të dalloni ndonjë mospërputhje dhe t’i adresoni ato me një mjek, nëse është e nevojshme.

Për shembull, sikurse Dëeck shpjegon për mirëmbajtjen e vaginës, nëse shkarkimi juaj bëhet i ngurtë dhe shumë i bardhë, keni ndonjë simptomë djegieje ose kruajtjeje, kjo mund të nënkuptojë që ju keni një infeksion të majave. Shkarkimi i verdhë ose gjelbër mund të nënkuptojë një STD si “trichomoniasis” ose “gonorrhea”. Dhe nëqoftëse është e gjelbër, gri, me erë, apo erë si peshk (e shpifur por ndodh), kjo mund të nënkuptojë vaginozë bakteriale – një gjendje e parehatshme e trajtueshme lehtësisht me antibiotikë.

Pra, çfarë po prisni? Një herë në javë (ose më shumë), hidhni një sy aty poshtë dhe shiheni më nga afër atë që po ndodh atje. Ju do të habiteni me atë që trupi juaj bën çdo muaj dhe do kuptoni se si të trajtoni çdo gjë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje