Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ushqimi i fëmijëve – shmangni sa më shumë sheqerin!

Ushqimi i fëmijëve – shmangni sa më shumë sheqerin!
March 23
11:48 2016
  • Sheqeri në ushqimin e fëmijëve, ja pse është koha të shmangni “smoothie”-t dhe ato që i quajmë drithërat e mëngjesit.

    Sipas një studimi është zbuluar se shumë nga ushqimet që përdoren nga fëmijët janë të pasura me sheqer.
    Dihet tashmë se, ashtu si shumë produkte të tjera, edhe abuzimi me sasinë e sheqerit ndikon negativisht në trupin e njeriut.

    Sipas të dhënave të nxjerra nga nisma “Action on Sugar” zbulohet se disa nga ushqimet e gatshme që përdoren për vaktet e shpejta për fëmijët kanë sasi sheqeri sa një ëmbëlsirë,  madje në disa raste edhe më shumë.

    Shpesh këto produkte, si karamelet e frutave, ato që i quajmë çereali etj., paketohen me letra të dekoruara bukur, me ngjyra dhe me fruta të freskëta të vizatuara mbi to, për të dhënë idenë e një ushqimi të shëndetshëm për fëmijët, ama sipas nismës bamirëse për shëndetin – “Action on Sugar”, është zbuluar se në ¾ e produkteve të ekzaminuara, ka një sasi mbi 47g sheqer për 100g produkt, të gjetur te “Haribo Starmix”.

     

    Ja disa mënyra për ta shmangur sa më shumë sheqerin, për të cilin është zbuluar se në sasi të mëdha i dëmton fëmijët:

    • Është shumë e rëndësishme të lexoni e të kuptoni atë që shkruhet në paketimin e produkteve, për të pasur më shumë informacion rreth sheqerit në to. Për këtë ju vjen në ndihmë edhe sasia e karbohidrateve të listuara. Sasia prej më pak se 5g sheqer në produkte është e ulët, ndërkohë që në qoftë se e kalon 15g në total duhet konsumuar me kujdes.
    • Mundohuni të shmangni sa më shumë për mëngjes ato që i quajmë “çereali”, të cilat përmbajnë shumë sheqer.
    • Një frutë e freskët apo ndonjë perime, të cilat kanë sasi të lartë fibrash, mineralesh e vitaminash janë një opsion shumë herë më i mirë për fëmijët sesa ushqimet apo lëngjet e gatshme të frutave.
    • Shmangni ushqimet e paketuara, si për shembull salcat e domateve, dhe mundohuni t’i përgatisni të gjitha vetë në shtëpi.
    • Mos blini produkte si kosi i frutave. Zakonisht në to përdoren sasi të mëdha sheqeri për të shtuar aromën e për të mashtruar blerësit.

     

    !

    ...

Komento
Shperndaje