Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ushqimet që përmbajnë vitaminë D: Ja se si ta merrni dozën e përditshme dhe pse është e nevojshme…

Ushqimet që përmbajnë vitaminë D: Ja se si ta merrni dozën e përditshme dhe pse është e nevojshme…
October 25
12:36 2016

Besojmë se e dini që vitamina D është shumë e mirë për ju, por me siguri nuk i dini të gjitha përfitimet që mund të merrni nga ushqimet që e përmbajnë këtë vitaminë. Sipas një studimi, mungesa e kësaj vitamine në trup bëhet shkak për kancerin e gjirit sepse kjo vitaminë është e lidhur direkt me rritjen e qelizave.

Gjithashtu është për t’u përmendur fakti se vitamina D merret edhe nga rrezet e diellit, por që gjithsesi duhet të jeni të kujdesshëm me orarin që vendosni të ekspozoheni në diell sepse jo gjithmonë mund ta merrni këtë vitaminë.

Disa nga ekspertët e ushqimeve kanë dhënë udhëzimet e tyre lidhur me vitaminën D.

Pse është kaq e rëndësishme vitamina D ?

Kjo vitaminë është e njohur për rolin esencial që ka te kockat dhe se si e ndihmon trupin për të përfituar kalcium, hekur, magnez, zink dhe fosfate. Gjithashtu, vitamina D ndihmon në parandalimin dhe shërimin e disa sëmundjeve që lidhen me kancerin, sëmundjet e zemrës, diabetit dhe sëmundjet virale.

Cilat janë simptomat që tregojnë se keni mungesë vitamine D në trup?

Gjatë kohës së dimrit, kur jeni më pak të ekspozuar ndaj diellit, me siguri keni mungesë të vitaminës D. Është mirë që nga muaji prill deri në muajin shtator të ekspozoheni të paktën 3 orë gjatë ditës në diell.

Është e vështirë ta dalloni saktësisht se kur keni mungesë të kësaj vitamine, por ajo çfarë mund të kuptoni është se mund të keni dhembje të muskujve dhe debulesë, shtim në peshë, kontraktoheni më shpesh se zakonisht, nuk ndiheni mirë pasi keni bërë gjumë dhe keni dhembje koke.

Mundet që vitamina D të rrisë fertilitetin?

Sigurisht që drita e diellit mund të ndihmojë në rritjen e fertilitetit sepse vitamina D mund të balancojë hormonet e seksit te femrat dhe të përmirësojë spermën te meshkujt. Këshillohet që çiftet që kanë probleme me lindjen të ekspozohen më shumë ndaj diellit. Probabiliteti që femrat të kenë vezë të shëndetshme dhe gati për lindje në muajt e dimrit është më i ulët sesa në muajt e verës pikërisht nga ndryshimi i vitaminës D.

Vitamina D dhe lidhja me kokrrën e parandalimit të shtatzënisë

Duke qenë se po flasim për fertilitet, femrat që përdornin kokrrën për të parandaluar shtatzëninë kanë një rritje në nivelin e vitaminës D. Ndërkohë që nëse jeni shtatzënë vitamina D është shumë e rëndësishme si për ju ashtu edhe për fëmijën tuaj për sa i përket fortësisë së kockave.

Këto janë 9 ushqimet që përmbajnë vitaminë D dhe duhet t’i bëni pjesë të dietës tuaj:

  1. Salmon (mjafton një gjysmë fileto salmoni dhe jeni në rregull)
  2. Qumësht (mund të hani kos dhe të tjera produkte bulmeti nëse nuk e pëlqeni qumështin)
  3. Vezë (2 vezë në ditë mjaftojnë për rritjen e sasisë së vitaminës D)
  4. Kërpudhat (mjafton një grusht me kërpudha në ditë)
  5. Mishi i derrit (sidomos pjesa e brinjëve është shumë e mirë)
  6. Çerealet (Janë të rekomandueshme sidomos për fëmijët)
  7. Peshku ton (njësoj si salmoni ka vlera për sa i përket vitaminës D)
  8. Lëngu i portokallit (ka më tepër vitaminë D se qumështi)
  9. Gjizë pa kripë (ka 5 herë më shumë vitaminë D se djathi)

Kush është në rrezik të mungesës së vitaminës D?

`1. Të gjitha femrat që japin qumësht gjiri.

2. Bebet dhe fëmijët nga 6 muajsh në 5 vjeç.

3. Bebet e vogla që marrin ushqim nga gjiri i nënës.

4. Të moshuarit nga mosha 65 vjeç e më sipër.

5. Personat që kanë një ngjyrë më të errët lëkure.

6. Personat që nuk ekspozohen shumë ndaj diellit.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje