Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ushqimet që duhet dhe nuk duhet të konsumoni kur e keni stomakun bosh

Ushqimet që duhet dhe nuk duhet të konsumoni kur e keni stomakun bosh
November 15
10:26 2016

Ndodh zakonisht që të konsumojmë të njëjtat ushqime për vaktin e mëngjesit, edhe pse në fakt nuk jemi konsultuar më parë se cilat janë të dëmshme për stomakun dhe cilat jo. Kjo ndodh sepse edhe kulturat e vakteve janë të ndryshme në vende të ndryshme. Sigurisht që influencohemi edhe nga filmat apo metodat e huaja për të “kopjuar” se cilat lloje ushqimesh janë më “trendy” për të konsumuar në mëngjes. Një kafe dhe briosh? Rimendojeni!

USHQIMET QË DUHET TË EVITONI NË MËNGJES ME STOMAKUN BOSH:

Arsyeja kryesore se pse duhet të evitoni ushqimet e mëposhtme është sepse ato përmbajnë elemente dhe acide të cilat janë gërryese për stomakun në mëngjes dhe arrijnë, në rastin më të keq, të krijojnë plagë, që janë shumë problematike.

  • Briosh
  • Të ëmbla (përkeqësojnë insulinën që në mëngjes)
  • Kos
  • Dardha
  • Domate
  • Kastravec dhe perime jeshile
  • Banane
  • Erëza
  • Pije të ftohta me gaz
  • Qitro dhe portokall

USHQIMET QË DUHET TË KONSUMONI

Arsyeja kryesore se pse duhet të konsumoni këto ushqime është sepse ato kanë veti që të të ngopin siç duhet dhe nuk i dëmtojnë muret e stomakut, që janë shumë delikate në mëngjes.

  1. Drithëra
  2. Misra të zier
  3. Vezë
  4. Shalqi
  5. Boronica
  6. Bukë e zezë (jo me ngjyrues)
  7. Arra
  8. Mjaltë
Komento
Shperndaje