Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ushqime të shëndetshme që në fakt ju bëjnë dëm

Ushqime të shëndetshme që në fakt ju bëjnë dëm
April 05
16:30 2016

Shumë ushqime, të cilat i konsideronim të shëndetshme dhe dietike, po vërtetojnë të kundërtën. Shpesh këto produkte janë shkak të mbipeshës. Më poshtë do të gjeni 8 prej këtyre ushqimeve të shëndetshme që ju bëjnë dëm.

  1. Suplemente energjike
    Duket sikur suplementet energjike, si pije edhe ushqime, janë zgjedhje perfekte kur ke uri, por kjo është shumë e gabuar. Këto suplemente kanë fibra dhe proteina, përdoren dhe shiten për personat që frekuentojnë palestrën. Por doktor Kristin Kirkpatrick ka thënë se këto suplemente kanë përmbajtje sheqeri dhe nuk japin kënaqësinë dhe energjinë që ju mendoni.
    2. Kosi pa yndyrë
    Kosi pa yndyrë ka një sasi të lartë sheqeri. Sheqernat mund të përplasen me kolesterolin dhe arrijnë të rritin yndyrën në gjak. Do të ishte më mirë në qoftë se do të zgjidhnit një kos pa sheqer sesa një kos pa yndyrë.
    3. Fro-jogurt
    Fro–jogurt është kos i ngrirë dhe duket sikur është njëlloj me kosin natyral dhe nuk ka asnjë problem, por në fakt ka përmbajtje të lartë sheqeri; ai shërbehet me ëmbëlsira dhe ndikon shumë në kaloritë tuaja.
    4. Smoothi-e
    Përdorimi i tyre nuk është i rrezikshëm pasi është thjesht një miks frutash, por përdorimi i tepërt i frutave me sheqer, si bananet, mund të çojë në tejkalimin e dozës së sheqerit në ditë.
    5. Drithërat
    Drithërat kanë qenë të shëndetshme pas viteve 1960 sepse në krahasim me ushqimet e tjera të mëngjesit ato kishin më pak sheqer, por duke iu shtuar produktet të tjera që përmbajnë yndyrë dhe sheqer, duhet të dini se cilën markë të drithërave të blini për të reduktuar këto probleme.
    6. Frutat e thata
    Një lajm i keq pas të apasionuarve pas frutave të thata, për shembull mango, sepse ato përmbajnë sheqer, përveç kajsive dhe rrushit të thatë, që nuk u hidhet sheqer gjatë procesit të tharjes.
    7. Ushqime të ngrira dietike
    Ushqimet dietike të ngrira thuhet se përmbajnë pak kalori, por nuk duhet t’i përdorni ato sepse zakonisht përbëhen nga niseshte e lirë, patate dhe oriz të bardhë. Blini më mirë perimet e ngrira sesa ushqimet dietike.
    8. Ëmbëlsira vegane
    Ëmbëlsira ngelet ëmbëlsirë, pavarësisht se ajo nuk përmban produkte shtazore. Si çdo ëmbëlsirë tjetër, edhe ëmbëlsira vegane ka përmbajtje të lartë sheqeri.
Etiketimet
Shperndaje