Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Uji është jetë, por konsumimi më shumë se kjo sasi mund edhe t’ju vrasë

Uji është jetë, por konsumimi më shumë se kjo sasi mund edhe t’ju vrasë
November 19
21:39 2018

Gjithnjë na theksohet rëndësia e konsumimit të ujit dhe hidratimit gjatë ditës. Por dëme po aq të mëdha shkakton edhe tepria e ujit.

Një i rritur i shëndetshëm ka nevojë për 3-4 litra ujë në ditë, që mund të vi dhe nëpërmjet konsumit direkt, por edhe nga ushqimet. Gjithsesi veshka mund të procesojë vetëm një litër ujë në orë. Prandaj pjesa tjetër ruhet në qeliza dhe kjo shkakton enjtjen e tyre. Pikërisht ky proces i quajtur toksifikim i ujit, ul nivelet e natriumit duke e bërë më të vështirë rregullimin e presionit të gjakut.

Simptomat e toksifikimit të ujit përfshijnë dhimbjet e kokës, konfuzion apo përgjumje. Në raste më të rënda, shkakton edhe dëmtim të trurit, koma apo edhe vdekjen e personit.

Prandaj duhet të jeni të kujdesshëm. Hidratohuni,por mos i mbingarkoni qelizat tuaja. /Blitz.al/

Share