Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Thyhet miti: Ky qëndrim pas seksit nuk ju ndihmon të mbeteni shtatzënë

Thyhet miti: Ky qëndrim pas seksit nuk ju ndihmon të mbeteni shtatzënë
July 06
13:26 2016

Mbajtja e këmbëve në ajër pas përfundimit të aktit seksual nuk është një pozicion që ndihmon fertilitetin, sikundër është menduar deri sot. Nga studimet më të fundit, mjekët rrëzojnë këtë mit teksa shprehen se “kjo gjetje” nuk ka asnjë avantazh riprodhues.

Gratë që mbajnë këmbët në ajër pas përfundimit të aktit seksual duke shpresuar se kjo do të rrisë shanset për të mbetur shtatzënë gabojnë. Sipas mjekëve, ato gra që ngrihen dhe lëvizin kanë më tepër gjasa për të mbetur shtatzënë krahasuar me ato që qëndrojnë në shtrat.

Një universitet në Amsterdam mbikëqyri 479 paciente të ndara në dy grupe: njëri grup që qëndronte shtrirë me këmbët në ajër rreth 15 minuta pas përfundimit të aktit dhe grupi i dytë që ngrihej menjëherë.

Në përfundim rezultoi se vetëm 32.2% e grupit të “të palëvizshmeve” mbetën shtatzënë krahasuar me 40.3% të grave aktive.

“Njerëzit krijojnë ide të çuditshme. Dhe në rast të këtyre perceptimeve është shumë e vështirë më pas t’ua heqësh. Kam dëgjuar për gra që bëjnë lëvizje çikliste në ajër menjëherë pas aktit me shpresën se do rrisin shanset për të mbetur shtatzënë”,- shprehet profesori Allan Pacey.

Ndërsa një tjetër studiues, Adam Balen këshillon: “Pas kryerjes së marrëdhënies seksuale bëni gjithçka, veçse mos pini duhan”.

“Njerëzit më vijnë në klinikë dhe më kërkojnë pozicione seksuale të dobishme që nxisin fertilitetin. Ata më shpjegojnë se si veprojnë, se si partneri vë një jastëk poshtë. U përgjigjem sinqerisht se nuk ka pozicione të konceptuara si më të duhurat”,- tregon gjinekologu Stuart Lavery.

Komento
Etiketimet
Shperndaje