Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tetë mënyra që do t’ju zgjojnë nga gjumi pa pasur nevojë për kafe

Tetë mënyra që do t’ju zgjojnë nga gjumi pa pasur nevojë për kafe
April 07
17:48 2016

Gjithmonë jeni në kërkim të mënyrave sesi mund të zgjoheni në mëngjes dhe si mund të flini në darkë. Mendimi i parë pasi ka rënë alarmi është të merrni një kafe që t’ju nxjerrë gjumin sa më shpejt. Më poshtë do të gjeni disa mënyra që ju ndihmojnë të zgjoheni pa patur nevojë për të pirë kafe.

  1. Hani një mollë

Molla përmban glukozë dhe  ndihmon në proçesin e tretjes, kjo ndikon në zgjimin e trupit tuaj.

  1. Lini perdet e dhomës së gjumit hapur

Në retinën e syrit tuaj prodhohet një hormon i quajtur melatonin, i cili ndikon në gjumin tuaj, por drita e diellit godet retinën tuaj dhe ju ndihmon të zgjoheni. Kështu që mos i mbyllni perdet në qoftë se do të doni të zgjoheni më lehtë.

  1. Pini një gotë me ujë të ftohtë

Jeni duke fjetur prej  orësh dhe nuk keni konsumuar asgjë, trupi juaj është dehidratuar gjatë natës dhe një gotë me ujë të ftohtë ju ndihmon të zgjoheni dhe të filloni ditën.

  1. Lagni fytyrën tuaj me ujë

Duke ekspozuar zonat e ndjeshme të trupit ndaj të ftohtës do të zgjoheni. Të bëni një dush të ftohtë është më shumë e efektshme.

  1. Bëni vrap

Edhe pse gjëja e fundit që do të donit të  bënit në mëngjes është të vishni atletet dhe të shkoni për në stërvitje,  në fakt kjo është një zgjidhje shumë e mirë për të rritur nivelin e energjisë në mëngjes.

  1. Pini lëng portokalli

Duke pirë një gotë lëng portokalli jo vetëm që do të merrni sheqernat e nevojshme, por ngjyra e portokallit është stimuluese dhe ju ngre humorin.

  1. Bëjini një masazh vetes tuaj

Kur ndiheni të lodhur, një masazh i vetes në zona të caktuara të trupit ju ndihmon. Fërkoni pjesën e sipërme të kokës, qafën, kupat e gjurit dhe kjo do ju ndihmojë të keni një zgjim më të thjeshtë.

  1. Hani karamele mente

Aroma e mentes ju bën të ndiheni vigjilent, të fokusuar dhe të stimuluar. Ju këto mund ti përfitoni edhe nëpërmjet pastës të dhëmbëve .

Etiketimet
Shperndaje