Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tërmetet në Itali – Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron rrezikun nga epidemitë

Tërmetet në Itali – Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron rrezikun nga epidemitë
August 26
18:24 2016

Menjëherë pas tërmeteve të fuqishme që prekën këto ditë Italinë qendrore, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpërndarë disa guida të cilat paralajmërojnë njerëzit për rreziqet nga infeksionet dhe epidemitë.

Rreziku është më i mundshëm tek tendat që janë vendosur për strehim si dhe tek njerëzit me sëmundje kronike, të cilëve u është dashur të ndërpresin terapinë.

Ndër rreziqet e tjera që mund të hasin të mbijetuarit lidhen me shtatzanitë dhe lindjet për shkak se mungojnë strukturat e nevojshme të emergjencave, kontaminimet kimike që vijnë nga problemet e impianteve industriale etj.

Në fund të guidës, OBSH shkruan se kosto që paguhet për ringritjen e spitaleve apo të strukturave të tjera shëndetësore është shumë e lartë, prandaj duhen vendosur në dispozicion të gjithë instrumentet në dispozicion që siguria në to të jetë sa më e lartë, në rast rreziku. /Blitz.al/

Shperndaje