Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Terapia “Gerson”, mënyra alternative për të kuruar kancerin

Terapia “Gerson”, mënyra alternative për të kuruar kancerin
August 29
16:58 2016

Rasti i Fio Aguila-s, 35-vjeçares së diagnostikuar me kancer gjiri, e cila zgjodhi të luftojë sëmundjen në mënyrë natyrale, nxori në pah një formë alternative të kurimit të kancerit, të quajtur “Gerson Therapy”.

Çfarë është “Gerson Therapy”?

“Gerson Therapy” është një dietë alternative, e cila besohet se mund të shërojë kancerin.

Ajo konsiston në një dietë shumë specifike me proteina dhe substanca të nevojshme për organizimin, e cila u shpik për herë të parë nga doktori gjerman Max Gerson për të kuruar migrenën. Përveç kësaj, ai është shprehur se kura e tij shëron kancerin dhe tuberkulozin, por teoritë e mjekut gjerman nuk janë konfirmuar akoma nga shkenca.

Si funksionon “Gerson Therapy”?

Persona të ndryshëm besojnë se njerëzit e prekur nga kanceri kanë sasi të madhe kripe në organizëm dhe konsumi i frutave dhe perimeve jo vetëm do të detoksikonte organizmin, por edhe do të ulte nivelin e lartë të kripës. Si pasojë, mëlçia do të pastrohej nga sodiumi dhe do të kishte mundësinë të largonte qelizat kancerogjene nga trupi.

Pse e përdorin njerëzit këtë terapi?

Arsyet se pse dikush mund ta përdorë këtë terapi janë të ndryshme, por më kryesoret janë:

  1. Kanceri nuk mund të kurohet vetëm me ilaçe.
  2. Për të rritur eficencën e sistemit imunitar.
  3. Për kontrollin e kancerit.

Ç’përmban “Gerson Therapy”?

Personat që i nënshtrohen terapisë “Gerson” duhet të konsumojnë çdo ditë:

  1. 9 kg fruta dhe perime të shtrydhura.
  2. 3 ose 4 klizma kafeje.
  3. Doza kaliumi, vitamina B12, enzima pankreasi dhe hormone të tiroideve.

Ç’duhet të konsumojnë personat që ndjekin “Gerson Therapy”?

  1. Çaj jeshil
  2. Kamomil
  3. Domate
  4. Karota
  5. Spinaq
  6. Sallatë jeshile
  7. Fruta të ndryshme
  8. Erëza
  9. Mjaltë
  10. Bulmet
  11. Peshk
  12. Drithëra

 

*Këshillohet që kjo mënyrë e të ushqyerit të shoqërohet me ushtrime të përditshme, qoftë palestër ose thjesht ecje apo vrap të lehtë në një hapësirë të gjelbër. Madje, ju mund të bëheni pjesë edhe e grupeve të jogas për të çliruar jo vetëm energjitë negative, por edhe toksinat që ndodhen në organizmin tuaj. Pra, ushqehuni shëndetshëm dhe merruni me ushtrime fizike për të rigjallëruar të gjitha organet dhe indet që pastrohen nga qelizat vdekjeprurëse.

Për të testuar këtë metodë të kurimit të kancerit, studiues britanikë vëzhguan 6 persona të prekur nga kanceri dhe dolën në përfundimin se “Gerson Therapy” ndihmonte në gjendjen emocionale të pacientit dhe i qetësonte dhembjet.

Gjithsesi, studiuesit deklaruan se kjo mënyrë është pak e shtrenjtë dhe nuk mund të bëhet individualisht, pasi mund të nevojitet mbikqyrja e një specialisti.

Shperndaje