Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Terapia e re që premton shërimin e kancerit

Terapia e re që premton shërimin e kancerit
May 06
15:56 2016

Sistemi imunitar është një “superhero” për trupin tuaj.  Ai shkatërron sëmundjet dhe infeksionet.  E vetmja sëmundje që e shkatërron sistemin imunitar është kanceri.  Qelizat e kancerit avancojnë shumë shpejt në sistemin tuaj imunitar.

Mjekët janë duke punuar me një terapi imuniteti të re dhe mendojnë se ajo do t’i ndihmojë të luftojnë këtë sëmundje vdekjeprurëse. Terapia e imunitetit trajnon sistemin imunitar të njohë dhe të synojë qelizat e kancerit duke mos dëmtuar qelizat e shëndetshme.  Pacientët që kanë ndjekur këtë terapi kanë pasur shumë përmirësime dhe janë shëruar.

Terapia e imunitetit mund të merret në forma të ndryshme nga pacienti. Mund të merret në formën e barnave nga goja ose nëpërmjet injektimit në vena. Nga lloji i kancerit dhe mënyra se si trupi juaj reagon  varet edhe koha që do të duhet. Disa prej këtyre terapive i japin sistemit imunitar më shumë liri për të reaguar kundrejt qelizave kancerogjene, kurse disa të tjera “kapin” dhe asgjësojnë qelizat kancerogjene. Gjithashtu dhe vaksinat luajnë një rol të rëndësishëm për të trajnuar sistemin imunitar të njohë qelizat e kancerit.

Terapia e imunitetit mund të shërojë kancerin ndryshe nga terapitë tradicionale që e përmirësojnë atë. Kjo terapi nuk ka efekte anësore të ashpra, vetëm mund të keni simptoma gripi dhe reaksione në lëkurë, në vendin e gjilpërës. Por nuk është kaq e lehtë, përpara fillimit të kësaj terapie duhet të bëni të gjitha kontrollet sepse ndonjëherë mund të shkaktojë edhe alergji. Për momentin kjo është një terapi shumë e kushtueshme dhe shumë pak njerëz e kanë bërë atë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje