Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të prekurit me HIV AIDS tashmë do t’i dalloni nga tatuazhi

April 20
10:19 2016

Sipas një ligji të kaluar së fundmi në Afrikën e Jugut, të gjithë personat e prekur nga HIV do të jenë të detyruar të bëjnë një tatuazh me nënshkrimin HIV pozitiv (i prekur nga HIV), shumë pranë organeve gjenitale. Sipas vendimit për këtë ligj, ky tatuazh do të bëjë të dallueshëm identitetin e tyre. Presidenti Zuma firmosi këtë akt duke shkruar kështu historinë për sa u përket masave parandaluese të HIV-it.

“Kjo bëhet për të gjithë ata persona që nuk mund t’i thonë dot jo seksit. Nëse ju nuk lexoni nëpër rreshtat e broshurave të sensibilizimit, atëherë lexoni nëpërmjet këmbëve! Nëse doni edhe ju të keni HIV, kjo është në dorën tuaj. Inkurajojmë të gjithë të prekurit aktual nga HIV t’u drejtohen sa më parë spitaleve që kanë pranë zonave të banimit dhe të bëjnë tatuazhin e tyre”, – kanë lajmëruar përfaqësues të presidentit.

Por Presidenti Zuma nuk është ndalur vetëm me vendosjen e këtij ligji, por ka lajmëruar gjithashtu se për 10 milionë njerëzit e parë që do të shkojnë të vendosin tatuazhet e tyre ka një shpërblim prej rreth 650 eurosh për shpenzimet e funeralit të tyre.

Por çfarë është e gjithë kjo? Opinioni publik është ndarë në dyshime, nëse ky hap do të jetë ndihmues për vendin apo do të kthehet në një akt diskriminues duke bërë hapa prapa për sa u përket të drejtave të njeriut. Mbetet për t’u parë në vijim…

Etiketimet
Shperndaje