Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të lahesh çdo ditë? Nuk është e nevojshme – thonë ekspertët

Të lahesh çdo ditë? Nuk është e nevojshme – thonë ekspertët
April 12
19:20 2016

Dushi është pjesë e rutinës sonë, po aq sa edhe gjumi. Dhe nuk ka rëndësi nëse bëjmë dush në mëngjes apo në darkë, mjafton që po bëjmë gjënë e duhur. Por a është ajo për të cilën ka nevojë trupi ynë? Sipas ekspertëve të higjienës, nëse laheni 1-2 herë në javë jeni në rregull.

Dr. Elaine Larson, eksperte e sëmundjeve infektive në Universitetin e Kolumbias, thotë: “Unë mendoj se dushi bëhet më shumë për arsye estetike. Njerëzit mendojnë se po lahen për higjienë apo për të qenë të pastër, por bakterologjikisht, nuk është e vërtetë”.

“Trupi yt është një makineri e vajosur mirë në sipërfaqe. Një dush në ditë nuk është i nevojshëm”, – shton Dr. Brandon Mitchell, profesor i dermatologjisë në Universitetin George Washington. Ai argumenton se duke e larë lëkurën e trupit vazhdimisht, jo vetëm që nuk e ndihmon atë, por e varfëron nga vajrat e nevojshëm për të kryer të gjitha funksionet jetike.

Teksa ne mendojmë se po lahemi çdo ditë për ta mbrojtur trupin tonë nga baktere të llojeve të ndryshme, në fakt nuk po bëjmë gjë tjetër veçse po ndihmojmë mikroorganizma të llojeve të ndryshme të futen më shpesh në organizmin tonë. Sepse dushi lejon lëkurën të thahet, duke e bërë atë më të lehtë për t’u depërtuar nga bakteret.

Sidoqoftë, ekspertët nuk japin zgjidhje tjetër për disa probleme të lëkurës siç është aroma, përveç dushit dy apo tri herë në javë. Gjithashtu, ata shtojnë se nëse djersitja është në nivele mbi normalen, si në rastet e palestrës apo punës në verë e pranverë, atëherë zgjidhja e vetme është dushi i përditshëm.

Komento
Etiketimet
Shperndaje