Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të konsumosh kafe, gjë e mirë apo jo?

Të konsumosh kafe, gjë e mirë apo jo?
March 20
18:40 2016

Studimet thonë se dy filxhanë me kafe në ditë bëjnë mirë për organizmin pasi kafeina ndihmon në luftën e sëmundjeve të mëlçisë.

Disa pije tërheqin vëmendjen e shkencëtarëve, sidomos ato me kafeinë. Pijet e nxehta ndikojnë  në ritmet kardiake, ulin rrezikun e kancerit të lëkurës, zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit e shumë të tjera.

Ja disa lajme të mira për ata që shijojnë konsumin e  kafes: shkencëtarët kanë arritur të lidhin konsumin e rregullt të saj me një rrezik të reduktuar të cirrozës së mëlçisë. Prija e dy filxhanëve me kafe në ditë duket se zvogëlon shanset e zhvillimit të sëmundjes me 44 për qind, duke u bazuar në të dhënat e 430,000 personave të testuar në nëntë studime.

Cirroza shkakton  vdekjen e rreth 1 milion njerëzve çdo vit dhe mund të shkaktohet nga konsumi i tepërt i alkoolit, infeksionet e hepatitit, çrregullime të imunitetit dhe sëmundje të mëlçisë yndyrore (lidhur me obezitetin dhe diabetin).

Kështu që konsumoni kafe  të paktën dy herë në ditë. Ndoshta nuk ju shëron, por ju mbron nga sëmundjet.

.

Shperndaje