Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tatuazhet ju forcojnë sistemin imunitar

Tatuazhet ju forcojnë sistemin imunitar
March 16
00:24 2016

Është e vërtetë që vitet e fundit mendimi për tatuazhet ka ndryshuar dhe ato po preferohen më shumë nga njerëzit, ama në sytë e një pjese jo të vogël shihen ende si problematike.

Brezat e vjetër gjithmonë i kanë parë tatuazhet si shenjë rebelimi, ndërkohë që brezi i sotëm nuk i sheh kështu!

Pavarësisht këndvështrimeve, ka nga ata njerëz që kanë dy, tre apo më shumë tatuazhe në trupin e tyre.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Alabamas, njerëzit që kanë tatuazhe kanë sistem imunitar më të fortë sesa njerëzit pa “bojë” në trup.

Personat e përfshirë në eksperiment që kishin vetëm një tatuazh nuk ndjenë asnjë përmirësim të sistemit imunitar. Tatuazhi i dytë apo i tretë është ai që vë në lëvizje trupin dhe ndikon në rritjen e antitrupave.

“Te njerëzit me një tatuazh, rritja e nivelit të kortizolit shkaktoi një ulje të madhe të imunoglobulinës A. Ndërkohë, i njëjti testim te njerëzit me disa tatuazhe çoi në një pakësim minimal të imunoglobulinës A, para dhe pas testimit. Sipas studiuesve, kjo vjen si arsye e një sistemi imunitar më të fortë”, – raporton “Tech Times”.    

Kur bëni tatuazh, trupi ndjen presionin njësoj sikur të ndihet i sulmuar. Pas traumës kthehet në gjendjen normale, në ekuilibër. Pas sulmeve të tilla të përsëritura, niveli i gjendjes së ekuilibrit të trupit rritet, duke e bërë trupin më të fortë.

Imunoglobulina A është lënda bazë e mbrojtjes së trupit ndaj infeksioneve dhe viruseve.

Gjithsesi, studimi mbetet i limituar, për shkak se eksperimenti është kryer vetëm me 29 pjesëmarrës, të moshave 18-47 vjeç,  5 prej të cilëve ishin meshkuj. Duke u bazuar në këtë studim, pritet që të zhvillohen etapa të tjera më të thelluara.
Kjo nuk do të thotë detyrimisht të bëni tatuazhe për të forcuar sistemin imunitar. Ka edhe mënyra të tjera për ta bërë këtë…

Shperndaje