Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tanimë fëmijët mund të kenë 3 prindër biologjikë

Tanimë fëmijët mund të kenë 3 prindër biologjikë
June 09
16:25 2016

Një studim i ri për sa u përket shtatzënive ka zbuluar një teknikë të re se si mund të bëhet e mundur që një fëmijë të trashëgojë material gjenetik nga të dy prindërit, si dhe dhuruesi i spermës në rast problemi.

Qeveritë kanë filluar të mendojnë lejimin e kësaj praktike të re dhe Britania e Madhe është e para që ka marrë iniciativën për të implementuar teknikën IVF, ku gjenet e tre prindërve bashkohen për të krijuar një embrion.

Ky është një hap tjetër drejt “dizenjimit të fëmijëve” – ka thënë drejtuesi i projektit, duke shtuar se fëmija që do të krijohet nga ky bashkim gjenesh do të ketë shëndet të plotë. Pra, një bashkim në ADN i gjeneve të nënës, babait dhe donatorit do të bëhet për t’u vendosur më pas në një enë specifike, ku do të merret materiali për fertilizimin “in vitro”.

Kjo është një zgjidhje e mirë për të gjithë ata prindër që kanë frikë se mos sëmundje të tyre transmetohen te fëmijët, ndaj dhe mund të transmetojnë gjenet e shëndetshme të donatorit për sa u përket atyre gjeneve që lidhen me shëndetin e fëmijës.
Këto rezultate u shpallën në fletoren zyrtare të fertilizimit në Britani dhe menjëherë po bëhet ndërtimi i një klinike të re, e cila do të mund të kryejë këtë shërbim mjekësor sipas kritereve dhe kushteve të vendosura paraprakisht nga studiuesit.

Komento
Shperndaje